Ardita Sinani: Komuna e Preshevës po funksionon me metoda të shërbimeve famkeqe serbe! - Bota Sot
Ardita Sinani: Komuna e Preshevës po funksionon me metoda të shërbimeve famkeqe serbe!

Aktuale

Ardita Sinani: Komuna e Preshevës po funksionon me metoda të shërbimeve famkeqe serbe!

Më: 18 mars 2019 Në ora: 20:44
Driton Salihu dhe Shqiprim Arifi

 

Ardita Sinani: Komuna e Preshevës po funksionon me metoda të shërbimeve famkeqe serbe!

 

Ish kryetarja e Komunës së Preshevës, profesoresha Ardita Sinani përveq që është pjesë e jetës publikë, është edhe grua, nënë, vajzë, nuse e dikuj, ku sigurishtë ka jetën e saj private e të përditshme.

Derisa  në seancën e sotme ka folur për gjendjen në shtëpinë e shëndetit, ku ka shpërnda disa kritika, kryetari i këtij institucioni, Driton Salihu ka keqpërdorur kamerat e sigurisë të këtij institucioni, për të shantazhuar Sinanin.

Ja postimi i saj i plotë në faecbook.

Sot, menjëherë pas përfundimit të seancës së Kuvendit Komunal, pas fjalës time në të cilën adresova kritika udhëheqjes së Shtëpisë së shëndetit për mungesë të barërave dhe injeksioneve, drejtori i këtij institucioni në mënyrë të turpshme në faqen e tij të facebook-ut publikoi një foto timen ku unë dhe vjehrra ime është ulur, shihemi në koridorin e Ndihmës së shpejtë. Edhe më skandaloze është se kjo foto është marrë nga kamerat e sigurisë të instaluara në objektin e Shtëpisë së shëndetit.

Publikimi i kësaj fotografie përveç se është shkelje flagrante e privatësisë, dëshmon edhe faktin se deri në çfarë mase arrin çmenduria e kësaj udhëheqje e ngjashme me stilin e funksionimit të sherbimeve famëkeqe shtetërore serbe. Për dallim nga ato shërbime ku kundërshtarët politik përcilleshin vetëm gjatë aktiviteteve të tyre politike, këta të pushtetit tonë oponentët e tyre politik i përcjellin e përgjojnë edhe në institucionet ku qytetarët kërkojnë shërim. I gjithë ky matrapazllëk ndodhi vetëm për shkak të një kritike të argumentuar në një fjalim timin.

Të nderuar qytetarë të komunës së Preshevës, besoj tashmë jeni bindur se çfarë njerëz udhëheqin komunën tonë. Për më shumë, ky ishte edhe një mesazh për të gjithë ju, se çdo lëvizje e Juaja, madje edhe atëherë kur kërkoni shërim është e kontrolluar dhe mund të ju (keq)përdoret.

Vazhdës së proceseve të montuara politike të prokurorisë serbe kundrejt meje, tashmë edhe publikisht po i bashkangjitet soji i ngjashëm shqipëfolës në komunë të Preshevës!

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...