Abdullahu: LDK duhet të zgjedhë një kandidat intelektual – ta vazhdojë traditën e partisë - Bota Sot
Abdullahu: LDK duhet të zgjedhë një kandidat intelektual – ta vazhdojë traditën e partisë

Aktuale

Abdullahu: LDK duhet të zgjedhë një kandidat intelektual – ta vazhdojë traditën e partisë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 22:01
Faton Abdullahu

Analisti politik Faton Abdullahu ka komentuar zgjedhjen e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se lideri i ardhshëm i kësaj partie duhet të jetë i pranueshëm edhe nga qytetarët edhe nga strukturat e brendshme.

“Kandidatët që kanë thënë se mund të jenë liderë të LDK-së mund të ndryshojnë qasjen dhe koha është e ndryshme kur ata e kanë thënë këtë. Kushdo që do të kandidojë nuk do të ketë të vështirë sepse alternativa që e sjell LDK është e tillë, e kollajshme”.

“Nuk mendoj se duhet të bazohemi çka ka ndodhur në të kaluerën. Në LDK ka një disponim shumë pozitiv, energji dhe vetëbesim në kuadrot e partisë. Ka një simpati që është shtuar për LDK-në. Po e shoh në krahasim me punën që po e bën me koalicion aktual”.

“E rëndësishme për një lider të ardhshëm të LDK-së duhet t’i plotësojë dy kushte; Të jetë i pranueshëm nga qytetarët, shtresat e gjera dhe të jetë i pranueshëm nga strukturat e LDK-së. Kur bëhen bashkë këto është një premisë e shëndoshë edhe për LDK-në”.

Abdullahu në Zona B tha se LDK duhet të jetë e kujdesshme në veprime për shkak të raportit të Kosovës me Serbinë dhe ndërkombëtarët.

“Është e rëndësishme se çka po ndodh me dialogun, Serbinë dhe kërkesat emergjente të ndërkombëtarëve. Këto mund ta prolongojnë punën e zgjedhjeve të LDK-së. Koalicioni aktual shpreson që LDK-ja mund të hyjë në zgjedhje menjëherë dhe të ketë konfrontime të vrazhda sikurse që ka pasur më herët që të shkojë në zgjedhje të përgjithshme. LDK duhet të jetë shumë e kujdesshme në raport me Serbinë dhe zgjedhjet e përgjithshme për të pasur një lider”.

“Lideri i ardhshëm i LDK-së apo ai aktual që mund të jetë i ardhshëm duhet të bëjë ndërlidhje gjeneratash sepse është parti e vjetër dhe ka një numër të madh veprimtarësh që edhe në moshë janë të shtyrë, ka anëtarë që sapo kanë ardhur dhe ka edhe të moshës së mesme”.

Abdullahu gjithashtu ka thënë se LDK-ja duhet të vazhdojë traditën dhe që në krye ta ketë një intelektual.

“Isa Mustafa ka bërë një ndërlidhje të gjeneratave, çdo kandidat i mundshëm i LDK-së të mos e prish këtë balancë. Kandidati është e udhës që ta vazhdojë traditën, që të jetë një intelektual, s’po e specifikoj akademik apo doktor por të jetë intelektual. Nëse është intelektual i fiton zgjedhjet. Në njëfarë mënyre është edhe borxh edhe obligim që kandidati të jetë i tillë për shkak të partisë. Por, kjo nuk është e domosdoshme, jo detyrimisht duhet të jetë. Duhet të jesh i kalibrit që anëtarësia e LDK-së e meriton”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...