Muharremaj sqarohet për fotografinë me rreshterin që dyshohet për vrasjen në Suharekë - Bota Sot
Muharremaj sqarohet për fotografinë me rreshterin që dyshohet për vrasjen në Suharekë

Aktuale

Muharremaj sqarohet për fotografinë me rreshterin që dyshohet për vrasjen në Suharekë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 22:57
Bali Muharremaj

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka komentuar fotografinë që ka me rreshterin e policisë së Kosovës, Sh.S. që dyshohet se kreu vrasjen e një të riu në një kazino në këtë qytet të dielën.

Ai ka thënë se nuk refuzon qytetarët që duan fotografi me të dhe se s’ka kurrfarë lidhje me rreshterin.

Image

“Kam qenë zëvendëskomandant i Brigadës 123. Prej ditës së parë kam qenë në luftë. I kam pas 1800 ushtarë. Shumë shokë para luftës, gjatë luftës. Pas luftës kam qenë nënkryetar, drejtor komunal, gjeneral, deputet dy mandate dhe shkoj nëpër ahengje e dasma e askund s’mundem të refuzoj askënd që kërkon të fotografohem me të. S’ka të keqe asgjë, janë qytetarë të vendit. Për atë punë vendos hetuesia dhe prokuroria por nuk mund të vendosë një kryetar i një komune”, ka thënë ai për KTV-në

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...