Valmir Gashi nga MASHT: Presim SBASHK-un deri të premtën, vendimi për zëvendësimin e orëve mbetet në fuqi

Aktuale

Valmir Gashi nga MASHT: Presim SBASHK-un deri të premtën, vendimi për zëvendësimin e orëve mbetet në fuqi

Nga: K.M Më: 18 mars 2019 Në ora: 23:00
Valmir Gashi

Në emisionin “Përballje” , është diskutuar për orët e humbura të mësimit gjatë grevës së organizuar nga SBAShK-u dhe për mënyrat e mundshme se si të zëvendësohen ato.

Këshilltari politik i Ministrit të Arsimit, Valmir Gashi ka thënë se Ligji i grevave nuk thotë se kompensimi i orëve është i ndaluar.

Gashi ka thënë se vendimi i MASHT për zëvendësimin e orëve ka qenë në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit.

Ai ka thënë se Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit janë përgjegjëse për zhvillimin arsimit në Kosovë dhe sipas tij për këtë shkak nuk ka qenë e arsyeshme që në këto takime të ftohen edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut.

“Nuk kemi hartuar politika për arsimin para universitar që të përfshijmë edhe ekspertizën e SHBASHK-ut”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat