Astrit Haraqija me një ‘lutje’ për LDK-në, para zgjedhjeve të brendshme

Aktuale

Astrit Haraqija me një ‘lutje’ për LDK-në, para zgjedhjeve të brendshme

Më: 18 mars 2019 Në ora: 23:19
Astrit Haraqija

Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, ka thënë se nëse synohet fryma Rugoviane, atëherë Lidhja Demokratike e Kosovës duhet bashkuar e jo përçarë.

Ai këto komente i bëri në emisionin Zona B, duke shtuar se gabimi i kryetarit Fatmir Sejdiu ka qenë se ai e ka dëgjuar vetëm rrethin e tij të ngushtë.

“Nëse flasim për frymën Rugoviane, atëherë unë mendoj se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet bashkuar. Presidenti Rugova thoshte shumë shpesh se duhet zgjedhur njerëz ekzekutues”.

“Lufti Haziri vetëm në situata të jashtëzakonshme mund të depërtojë sepse ai nuk është një person që mund t’i shkojë deri në fund”.

“Gabimi më i madh i LDK-së ka qenë kur Fatmir Sejdiu e dëgjoi vetëm rrethin e vet por i injoroi zërat e tjerë”.

“Gjithashtu ka pasur raste kur edhe Isa Mustafa ka akuzuar oponentët politik për SHIK-un, dhe më pas ka hyrë në koalicion me ta. Unë mendoj se ka kaluar koha e akuzave dhe tani duhet shikuar përpara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat