Krasniqi: Kosovës i duhen njerëz që mund t’ju ofrojnë dije shkencore, arsim dhe edukim fëmijëve - Bota Sot
Krasniqi: Kosovës i duhen njerëz që mund t’ju ofrojnë dije shkencore, arsim dhe edukim fëmijëve

Aktuale

Krasniqi: Kosovës i duhen njerëz që mund t’ju ofrojnë dije shkencore, arsim dhe edukim fëmijëve

Nga: Z.B Më: 18 mars 2019 Në ora: 23:14
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate dhe ish – kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, ka reaguar, pas deklaratave të SBASK-ut dhe MASHT-it për orët e humbura të nxënësve,  përcjell “Bota sot”.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se, SBASHK-u në Kosovë duhet ta dinë se Arsimi si proces në Kosovë ka obligim parësor e të shenjtë

“Nxënësve të të gjitha niveleve me jua ofruar dijet e njohurit shkencore që ua garanton Programi Mësimor. Pra shkolla ku nxënësit duhet të edukohen e arsimohen nuk janë punishte teneqepunuesish apo veturalarësish, por vend ku jepen e merret dijet shkencore për gjenerata të tëra”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

SINDIKATA E DJATHTË?!!!

Gjithë historia e sindikalizmit tregon se lufta e organizatave të punëtorëve kanë qenë kryekreje të drejtuara kundër se djathtës, duke qenë punëtorët e profileve të ndryshme të organizuar për t’i mbrojtur interesat e tyre, zakonisht kanë qenë të organizuara ose të orjentuara nga partitë e majta. Kështu është edhe sot në të gjitha vendet e demokracive perëndimore, kudo ku ka organizime në sindikata. Që nga koha e organizimit të punëtorëve në organizata sindikaliste natyrshëm ato kanë qenë afër partive të majta, qofshin ato socialiste apo socialdemokrate. Përjashtim nga ky bashkëpunim e bashkëveprim i natyrshëm, benë vetëm SBASHK-u në Kosovë.

SBASHK-u në Kosovë duhet ta dinë se Arsimi si proces në Kosovë ka obligim parësor e të shenjtë: Nxënësve të të gjitha niveleve me jua ofruar dijet e njohurit shkencore që ua garanton Programi Mësimor. Pra shkolla ku nxënësit duhet të edukohen e arsimohen nuk janë punishte teneqepunuesish apo veturalarësish, por vend ku jepen e merret dijet shkencore për gjenerata të tëra.

Shkurt: Dijet që shkolla duhet t’ua jepni nxënësve, ato duhet të merren dhe askush nuk mund të fshehët prapa ligjit! Për cilin ligj këta sindikalistë të djathtë e kanë fjalën? Ku ka ligj që mund t’ua mohon fëmijëve tanë të drejtën për nxënien e dijeve të planifikuara?

Nëse doni ju SBASHK-istët e djathtë, dëshironi t’i ikni obligimit për t’u dhënë fëmijëve dije, arsim e edukim, shkoni e punoni në punishte teneqepunuesish a farkëtarësh, ndera në arsim le të mbesin arsimdashësit! Besoj shumë se këta të fundit nuk i mungojnë Kosovës! Pasi ata kanë dhënë prova në kohë shumë më të vështira, kur kanë pasur të rrezikuar edhe jetën e tyre!

Kosovës i duhen dhe i duhen shumë, njerëz që donë e mund t’ju ofrojnë dije shkencore, arsim dhe edukim fëmijëve tanë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...