Lutfi Haziri i reagon Astrit Haraqisë

Aktuale

Lutfi Haziri i reagon Astrit Haraqisë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 23:21
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka shfaqur ambiciet e tij për të qenë i pari i kësaj partie gjatë zgjedhjeve të brendshme të cilat janë shpallur javën e kaluar, ka thënë se LDK-së i duhet unitet dhe për ta ruajtur këtë familje të madhe politike.

“LDK-së i duhet unitet dhe për ta ruajtur këtë familje të madhe politike. Këto duhet të jenë zgjedhje, jo për t’i larguar të tjerët, por për t’i ofruar atyre. Zgjedhje, ku njerëzit nuk eliminojnë, por bashkohen për t’u bërë më shumë, ku respektohet veprimtari, por i hapet dera të riut…”, është mesazhi i Hazirit në Facebook.

Astrit Haraqija, ka thënë se nuk mendon që Isa Mustafa do të jetë kandidat i ardhshëm për kryetar të LDK-së.

Ai këto komente i bëri në emisionin Zona B, duke shtuar se në kohën e Rugovës, LDK-ja asnjëherë nuk iu ka ikur përgjegjësive parlamentare.

“Unë nuk mendoj se Isa Mustafa do të jetë kandidat i ardhshëm për kryetar të LDK-së. Ndërsa nuk mund të vijë dikush prej rrugës dhe të bëhet brenda natës kryetar i LDK-së”.

“Nuk është korrekt që Sabri Hamiti mos me qenë sot deputet në parlament sepse ai është akademik, kjo është e turpshme. Unë nuk pajtohem me përjashtimin e politikanëve të vjetër sepse ata janë investim dhe ata njerëz nuk mund të hidhen poshtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat