Ish-zyrtari i LDK-së jep emrat e kandidatëve për kryetar të LDK-së

Aktuale

Ish-zyrtari i LDK-së jep emrat e kandidatëve për kryetar të LDK-së

Më: 18 mars 2019 Në ora: 23:45
LDK

Ish zyrtari i LDK’së, Astrit Haraqija, ka kandidat i ardhshëm për kryetar të LDK-së duhet te jetë jetë dikush që e njeh strukturën. Lutfi Haziri, Fatmir Sejdiu, Agim Veliu dhe Kujtim Shala.

Haraqija për Zona B ka thënë se kandidat për kryetar të LDK’së duhet të jenë figura që njohin strukturën e partisë.

“Kryetari i LDK-së duhet të jetë dikush që e njeh strukturën. Lutfi Haziri, Fatmir Sejdiu, Agim Veliu dhe Kujtim Shala e dinë se çka kërkon elektorati. Këto katër figura e dinë si duhet krijuar një koncept ku bashkohen të gjithë strukturat”.

Ai ak thëën se nuk mendon se Isa Mustafa do të kandidojë dhe se nuk mundër dikush të vija nga rruga e të bëhet kryetari I kësaj partie.

“Unë nuk mendoj se Isa Mustafa do të jetë kandidat i ardhshëm për kryetar të LDK-së. Ndërsa nuk mund të vijë dikush prej rrugës dhe të bëhet brenda natës kryetar i LDK-së”.

Ish ministri i Kulturës ka kritikuar çasjen politike të LDK’së.

“LDK-ja asnjëherë nuk ka ikur nga parlamenti. Ka pasur raste kur i kemi fituar 60 për qind të votave dhe postin e Kryeministrit ia kemi dorëzuar Bajram Rexhepit. Mirëpo kjo që po ndodhë sot nuk është frymë Rugoviane”.

Ai ka thënë se Agim Veliu është figura me e fuqishme në LDK dhe kësaj partie i duhet një lider i tillë.

“Agim Veliu është ndër njerëzit më të fuqishëm brenda LDK-së. Kësaj partije i duhet një njeri i cili kryen punë më shumë në terren se sa që del nëpër media”, ka thënë ai.

Ju kujtojmë  se procesi zgjedhor në LDK ka filluar por askush zyrtarisht nuk e ka shpallur kandidaturën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat