Profesori i njohur: Vuçiqi po luan me Thaçin sikurse maca me miun, Haradinaj ndihmon rrëzimin e qeverisë serbe

Aktuale

Profesori i njohur: Vuçiqi po luan me Thaçin sikurse maca me miun, Haradinaj ndihmon rrëzimin e qeverisë serbe

Nga: N.Sh Më: 19 mars 2019 Në ora: 08:32
Ramush Haradinaj dhe Aleksandër Vuçiq

Profesor dr. Binak Maxharraj përmes një postimi në Facebook, shkruan se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq për protestat kundër tij që po zhvillohen në Serbi, po e fajëson kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas profesorit, Ramush Haradinaj po e ndihmon rrëzimin e Vuçiqit për shkakun se ai po e mashtron presidentin Hashim Thaçi, pasi në dialog po luan si maca me miun.

Lexojeni postimin e plotë të profesor dr. Binak Maxharraj:

RAMUSH HARAJDINAJ NË NDIHMË PROTESTUESVE NE BEOGRAD.

Që sa muaj po vazhdojnë protestat e qytetarëve kundër regjimit despotist të Presidentit Aleksander Vuçiq. Protestuesit për çdo herë e më shumë po bëhen më të zëshëm për rrëzimin e Vuçiqit nga pushteti. Vuçiq për këto protesta masive po e fajëson edhe Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Sot për t'u dalë në ndihmë protestuesve Ramush Haradinaj i mbushi nja 20 autobus protestues nga Kosova te cilët me flamuj shtetëror dhe kombëtar të Kosovës u nisen për në Beograd që t'u bashkohet protestuesve për rrëzimin e Vuçiqit, i cili edhe pse ia nxiu jetën me taksën tash tenton ta rrëzoi nga pushteti.

Por Ramush Haradinaj ndihmon në rrëzimin e Vuçiqit edhe për shkak se ai po e mashtron Presidentin Hashim Thaçi dhe në dialog po luan me të si maca me miun, duke e bind Hashën se Kosova qenka e madhe dhe se duhet me ja hjekë një copë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat