Gazeta britanike shkruan për bashkëvendësin e keq të tyre, i cili sulmoi pa arsye Kosovën!

Aktuale

Gazeta britanike shkruan për bashkëvendësin e keq të tyre, i cili sulmoi pa arsye Kosovën!

Më: 19 mars 2019 Në ora: 10:05
Graham Phillips

Vendimi i autoriteteve të Kosovës për shpalljen person non-grata në Kosovë të gazetarit britanik Graham Phillips, ka marrë edhe vëmendjen e mediave të huaja.

Pas raportimeve se blogeri i pavarur Graham Phillips kritikoi udhëheqësit e Kosovës dhe shpalli Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, terroriste, The Courier, ka shkruar se si vendasi i tyre u shpall i padëshiruar përgjithmonë nga shteti më i ri në Europë.

Por Graham Phillips i tha Courier se kosovarët dhe secili mund ta interpretojë atë raportim në mënyra të ndryshme.

“Në një mënyrë, kjo na tregon fuqinë e medias së pavarur”, është shprehur Phillips.

Tutje ka deklaruar se është vetëm një bloger i thjeshtë që posedon një aparat fotografik dhe kanal në Youtube.

”Unë jam thjeshtë vetëm një djalë me një aparat fotografik dhe një kanal në YouTube, i cili shkoi në Kosovë dhe bëra bujë rreth xhirimeve dhe raportimit të asaj që pashë që ka shkaktuar një përmbysje absolute në qeverinë kosovare”.

”…dhe në të vërtetë një reagim që ka qenë absolutisht histerik”.

Image

Phillips ka thënë se në Kosovë erdhi me vullnetin e tij me një buxhet të vogël i financuar nga puna e tij e arritur përmes klikimeve në kanalin e Youtube.

Gazetari britanik po ashtu ka insistuar përsëri se në mënyrë të vërtetë atë që e ka thënë për Kosovën e ka të përcjellur me fakte e dëshmi.

“Ne jetojmë në një epokë ku njerëzit janë shumë të shpejtë për ‘gjuhë të urrejtjes’ në çdo gjë që ata nuk e pëlqejnë”.

”Në të vërtetë ajo që kam thënë për Kosovën është e bazuar në fakte të mbështetura nga dëshmitë”.

Phillips, i cili ka punuar si gazetar i pavarur për pesë vjet, raportoi nga Kosova për kanalin e tij në YouTube, i cili ka më shumë se 70 milionë shikime dhe 130,000 abonentë ndërsa në adresimin e tij për gazeten britanike ai raportimet i ka cilësuar sulme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat