Merret vendimi për policin që dyshohet se privoi nga jeta 32 vjeçarin në kazino të Suharekës

Aktuale

Merret vendimi për policin që dyshohet se privoi nga jeta 32 vjeçarin në kazino të Suharekës

Më: 19 mars 2019 Në ora: 12:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën prej një muaji rreshterit Sh.S. për dyshimin e krimit të rëndë në fundjavë në një kazino në Suharekë.

Masa e parapa grilave do t’i llogaritet nga data e arrestimit më 17 mars.

Sipas njoftimit nga Themelorja, Sh.S. dyshohet se kishte synuar grabitje në një kazino në rrugën e Reshtanit dhe kishte qëlluar punëtorin J.A. punëtor të kazinosë.

Prokuroria kërkon caktimin e para grilave ndaj rreshterit të Policisë, i dyshuar për krim.

Themelorja ka thënë i dyshuari kishte qëndruar deri në orën 05:00 dhe ishte kthyer sërish kah ora 07:30 “dhe papritmas gjatë lëvizjes në kazino në një moment nxjerr armën – pistoletën e markës Glock, dhe nga një afërsi – distancë një metër shtënë një herë në pjesën e epërme të kokës të të ndjerit me iniciale J.A. i cili ka qenë i ulur në fotele dhe nga plaga e marrë mjeku i Emergjencës në Suharekë konstaton humbjën e jetës së tij” .

“Dyshimi i bazuar rrjedh nga faktet, rrethanat dhe provat e paraqitura nga Prokuroria e shtetit, e në radhë të parë fakti se mungon një fishek nga ngarkesa në 30 të tillë që i ka pasur si zyrtar Policor i Kosovës. Po ashtu fakti tjetër është se gëzhoja e gjetur në vendin e ngjarjes në pikëpamje të karakteristikave të përgjithshme përputhet me municionin që ka pas të ngarkuar si zyrtar i Policisë, pastaj shikimi i një CD-je që është nxjerr nga serveri i kamerave të sigurisë të lokalit ku është kryer vepra penale dhe sekuenca më kryesore është ku ndërmerren veprimet e veprës penale për të cilën ngarkohet”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat