Haradinaj kërkon masa urgjente në parandalimin e aksidenteve në komunikacion - Bota Sot
Haradinaj kërkon masa urgjente në parandalimin e aksidenteve në komunikacion

Aktuale

Haradinaj kërkon masa urgjente në parandalimin e aksidenteve në komunikacion

Më: 19 mars 2019 Në ora: 15:15
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkoi sot nga Ministria e Infrastrukturës të hetojë situatën në trafik, pasi sipas tij gjendja është urgjente si rezultat i numrit të madh të aksidenteve me fatalitet.

Por, meqë në mbledhjen e Qeverisë ka munguar ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, për këtë ka diskutuar edhe ministri i Punëve të Brendshme. Ky i fundit tha se mungojnë statistikat dhe raportet, në lidhje me shkaktarët e aksidenteve në komunikacion.

I pari i ekzekutivit, ka kërkuar që të bëhet një hetim, se si po merren patentshoferët në Kosovë. Haradinaj tha se nëse është nevoja do të ndryshohet edhe Ligji për komunikacionin.

Haradinaj: Nuk mundem të shpreh ngushëllime çdo ditë

“Ka pasur shumë aksidente në komunikacion, janë fatale, ka shumë të vdekur, janë të ri, është një situatë bukur tragjike, por edhe dramatike në vendin tonë. Ju lutem kërkojmë prej juve një hetim për shkaqet, çfarë është duke ndodhur. Lehtë është të themi që vetëm shpejtësia, mos kujdesi i shoferëve, pra e dijmë që mund të jetë. Por, ekzistojnë dyshime të vazhdueshme që edhe lëshimi i patentshoferëve, ose mënyra e marrjes së patentshoferit në Kosovë, mund të ketë dobësi. Pra, shqyrtoni këtë, por edhe njëkohësisht të shifni planin operativ për komunikacion të policisë. Nuk guxojmë vetëm me shpreh ngushëllime, ne jemi ekzekutivi, unë nuk mundem me shpreh ngushëllime çdo ditë  dhe me shpreh keqardhje, ne duhet të veprojmë”, ka thënë Haradinaj.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa tha se është shqetësuese numri i aksidenteve me fatalitet, ku sipas tij në këtë tremujorsh ka pasur edhe rritje të këtij numri.

Mustafa: Na mungojnë statistikat

“Policia e Kosovës i ka ndërmarr të gjitha hapat mbi sigurinë në komunikacion, por kjo është një çështje multifunksionale që duhet të koordinohet me Ministrinë e Infrastrukturës dhe me Ministrinë e Shëndetësisë. Duke u bazuar se ne si institucion i sigurisë për momentin nuk kemi mundësi as të bëjmë statistika dhe të japim raporte se aksidentet, sa për qind i kemi nga alkooli, sa nga drogat apo konsumimi i drogave, sa për qind i kemi nga mos përfillja e rregullave të komunikacionit apo të mos sinjalizimit të rrugëve, do të thotë këto statistika na mungojnë, mungon një raport”, ka thënë ai.

Ndryshe, si pasojë e aksidenteve me fatalitet në dy muajt e parë të këtij viti në Kosovë kanë humbur jetën 16 persona, ndërkohë që viktima ka pasur edhe gjatë muajit mars.

Numri i aksidenteve me fatalitet, Haradinaj kërkon masa urgjente 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkoi sot nga Ministria e Infrastrukturës të hetojë situatën në trafik, pasi gjendja është urgjente si rezultat i numrit të madh të aksidenteve me fatalitet.

“Kërkojmë një hetim se çfarë është duke ndodhur. Ekziston mundësia që edhe marrja e patentë-shoferit në disa forma mund të jetë arsye për këto aksidente të shumta. Është urgjente kjo temë, të merren masat më shpejt. Unë nuk mund të shpreh ngushëllime çdo ditë, nuk është në rregull. Do të thotë hetoni, merrjani dikujt patentën, bëni minuse. Bëni diçka, se nuk është mirë, çdo ditë po ndodhin këto raste", tha Haradinaj pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, si pasojë e aksidenteve me fatalitet në dy muajt e parë të këtij viti në Kosovë kanë humbur jetën 16 persona, ndërkohë që viktima ka pasur edhe gjatë muajit mars.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...