Themelohet Njësiti për luftimin e mashtrimeve - Bota Sot
Themelohet Njësiti për luftimin e mashtrimeve

Aktuale

Themelohet Njësiti për luftimin e mashtrimeve

Më: 19 mars 2019 Në ora: 15:48
Philip Kosnett

Në kuadër të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë është themeluar Njësiti për Luftimin e Mashtrimeve, me anë të ndihmës të dhënë nga USAID-i.

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, tha se themelimi i këtij njësiti dëshmon se Zyra e Auditimit nuk do të zmbrapset ndaj askujt në luftën kundër korrupsionit dhe mashtrimit në Kosovë.

Sipas tij, shumë institucione të Kosovës nuk po e bëjnë punën e tyre, pasi 1/3 e tyre nuk zbatojnë rekomandimet e auditorit dhe po ashtu nuk ka ndëshkim për mos zbatimin e rekomandimeve nga ana e auditorit.

“Kosovarët meritojnë të kenë udhëheqës dhe institucione që të luftojnë krimin dhe korrupsionin. Ka ardhur koha që udhëheqësit të marrin përsipër zbatimin e ligjit”, porositi ambasadori amerikan.

Diplomati amerikan pati dhe një thirrje ndaj organeve të sigurisë që të merren më shumë me zbatimin e ligjeve, ndërsa, pati fjalë të mira dhe për punën e Zyrës së Auditorit.

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, tha se kjo është një njësi e veçantë që ka për detyrë të ndihmojë auditorin që të jetë një urë lidhëse me sistemin e drejtësisë.

Ndryshe, me ndihmën e USAID janë trajnuar 60 auditorë, ndërkohë që sipas Osmanit janë në fazën e fundit të auditimit të përgjithshëm të gjithë institucioneve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...