Punësimet partiake, Kryeministri: Po çuditem me do që po na japin moral - Bota Sot
Punësimet partiake, Kryeministri: Po çuditem me do që po na japin moral

Aktuale

Punësimet partiake, Kryeministri: Po çuditem me do që po na japin moral

Më: 19 mars 2019 Në ora: 15:50
Ramush Haradinaj

Kryeministri ka folur edhe për punësimet partiake, ku ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka më së paku gisht në këtë proces.

Duke ju përgjigjur deklaratës së ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se korrupsioni dhe nepotizmi janë dy problemet më serioze me të cilat po përballet Kosova.

“Punësimi i disa të rinjve ose të afërmeve qoftë me mu ose Aleancës, shiqoni aleanca ka 10 % besimin e popullit të Kosovës, tash na thonë i 16, por në institucione përfaqësojmë 1 për qind. E mirëpres kritikën e ambasadorit, e meriton edhe Britania me na kritiku.”

Haradinaj ka thënë se “po çuditem do që po mundohen me na dhënë moral”, duke adresuar këtë problem edhe të krerët e koalicionit.

“Jam kundër abuzimeve me punës… por më të diskriminuarit janë njerëzit e AAK-së”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...