Si u punësua djali i Shkurte Fejzës në Qeveri? Flet Kryeministri - Bota Sot
Si u punësua djali i Shkurte Fejzës në Qeveri? Flet Kryeministri

Aktuale

Si u punësua djali i Shkurte Fejzës në Qeveri? Flet Kryeministri

Më: 19 mars 2019 Në ora: 15:59
Shkurte Fejza

(E plotësuar) - I pari i Ekzekutivit, gjatë ditës së sotme, është zotuar se në zyrën e tij nuk ka persona të punësuar, të cilët janë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa sa i përket punësimeve në Telekom, ai ka fajësuar të gjitha partitë politike.

Ramush Haradinaj tha se AAK është më së paku e përfshirë në abuzimet e punësimeve dhe se kjo parti politike ka përkrahje nga 10 për qind të qytetarëve, e në anën tjetër vetëm 1 për qind është e përfaqësuar.

Haradinaj: Diskriminimi më i madh për punësim është ndaj AAK-së

“Unë njoh kolegë të Aleancës që kanë konkurruar qindra herë  në 12 vjet,  dhe kanë pasur fakultete të kryera brenda dhe jashtë  vendit, ekspert.  Jo si të Aleancës por si të Kosovës. Unë udhëheq Qeverinë, që është PDK, LDK, Nisma, AKR, Srpska, më së paku është AAK. E thashë nuk është parametër  dhe nuk dua të krijoj këso kritere, por  kjo është e vërtetë do të thotë, unë jam kundër abuzimeve, qofshin të afërm të mi familjarë, qofshin zyrtarë  të Aleancës. Megjithatë njerëzit më të diskriminuar që kanë ekzistuar për një vend punë, sidomos  në sistemin publik, janë njerëzit  të AAK-së edhe shumica prej tyre kanë përfunduar shkolla të mira  dhe janë njerëz të zot me punuar”, tha Haradinaj.

Ai u zotua se në zyrën e tij njerëzit e punësuar nuk janë nga partia e AAK-së, ndërsa ka komentuar edhe punësimet në baza politike në Telekom.

Haradinaj: Ata që kërkuan punë, ua hapi dyert Posta

“Ata kanë kërkuar punë, ua ka çelur dyert Posta, ose në pastrim kimik, në ndërmarrjen Pastrimi, në rregull ajo është nder me shkuar me punuar edhe aty, por imagjinoni dikush që dorëzohet dhe lyp një vend pune dhe droja ime është që janë duke i ofenduar. Nuk kanë shkuar të gjithë prej qejfit. Kanë interesa si të gjithë qytetarët  e vendit  dhe ata që e kanë krijuar  gjendjen, nuk janë target  i kësaj, edhe ashtu nuk e ndryshojnë gjendjen,  fatkeqësisht”, ka thënë Haradinaj. 

Ai është deklaruar edhe rreth punësimit të djalit të këngëtares Shkurte Fejza në Qeveri, duke thënë se nuk ka shumë informacione.

Haradinaj: Nuk kam informacione rreth punësimit të djalit të Shkurte Fejzës

“Punësimi i djalit të Shkurte Fejzës, nuk mund t’ju ndihmoj shumë, por me siguri do të marrë edhe informata. Më kanë treguar që mund të jetë pyetje sot, por vërtet nuk di çfarë të them, si ka ardhur te punësimi, si shkojnë dhe si është përdorur praktika  e vlerësimit. Mos ta diskutojmë kualitetin e tij apo të komponentit  që ka garuar”, u shpreh ai. /Sh.Pajaziti/

 

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e di se si është punësuar djali i Shkurte Fejzës në Qeveri.

 “Te punësimi i djalit të Shkurtës, nuk po hi shumë, më kanë tregu informata, s’di si ka ardhë deri te punësimi. Nuk e di, shpresoj që ka ardhë me praktikë të mirë deri te punësimi, do të marr informata”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë sërish se praktikën e punësimit në baza partiake e ka bërë edhe LDK, VV, PDK e edhe AAK po e bën.

“Po çuditna që ata që kanë bërë kësi sendesh e sot po mundohen me na shitë moral. Unë s’jam ikënaqur me këtë dhe nuk e përkrahi këtë. Prej të gjitha partive, para Aleancës edhe Lista Serbe edhe krejt kanë punësu, ky nuk është parametër.  Por njerëzit ma të diskriminumë në sisteme të punës, janë njerëzit në AAK. Kursenu ju që e keni pru Kosovën këtu, mani.  Këtë gjendje e kanë kriju Aleanca, PDK’ja, Vetëvendosja, të gjithë”, ka thënë ai./Periskopi/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...