Mbahet ushtrimi i simuluar për masat ndaj armëve të shkatërrimit në masë - Bota Sot
Mbahet ushtrimi i simuluar për masat ndaj armëve të shkatërrimit në masë

Aktuale

Mbahet ushtrimi i simuluar për masat ndaj armëve të shkatërrimit në masë

Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:02
Sot në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka filluar ushtrimi “Mburoja jetësore”

Sot në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka filluar ushtrimi “Mburoja jetësore”, ushtrim tavoline pune, testim i mekanizmit reagues në skenarin mbi menaxhimin e materialeve të rrezikshme bërthamore, radiologjike dhe produkteve për përdorim të dyfishtë, që ndërlidhet me testimin e Draft Strategjisë Nacionale të RKS-së kundër armëve të shkatërrimit në masë.

Në hapjen e këtij ushtrimi, i cili mbikëqyret nga ekipet e eksperteve të United States European Command (EUCOM), Qendrës për Siguri Rajonale (RACVIAC) dhe Agjencia për Mbrojtjen dhe Reduktimin e Kërcënimeve nga ASHM (DTRA), kanë marrë pjesë zëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së Rashit Qalaj.

Qëllimi i këtij ushtrimi dyditor, ku janë të përfshira të gjitha institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, është të vlerësojë dhe të përditësojë efikasitetin e draft strategjisë kombëtare për KASHM të Kosovës dhe përbërësit e saj.

Qeveria e Kosovës nën përkujdesjen e Qendrës RACVIAC, përmes mekanizmave të saj është angazhuar në hartimin dhe zbatimin e strategjisë kombëtare dhe planin e masave, për të përballuar kërcënimet lidhur me përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë.

Faza përfundimtare e projektit ka të bëjë me vlerësimin dhe testimin e vetë strategjisë për të përcaktuar efektivitetin e saj në përballjen me kërcënimet potenciale të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë (atomike, kimike, biologjike) dhe nëpërmjet këtij ushtrimi ku marrin pjesë të gjithë akterët do të testohet kjo draft strategji.

Njëherësh ky ushtrim tavoline do të përdoret për nxjerrjen e përfundimeve reale me qëllim të përditësimit dhe testimit të efikasitetit dhe efektivitetit se si Kosova u përgjigjet një sërë sfidave të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, ku përmes saj do t’ju ofrojë autoriteteve të vendit rastin për të vlerësuar impaktin potencial të planit të veprimit lidhur me strategjinë kombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...