Haradinaj: Qeveria ka miratuar Strategjinë për Inovacion dhe Ndërmarrësi - Bota Sot
Haradinaj: Qeveria ka miratuar Strategjinë për Inovacion dhe Ndërmarrësi

Aktuale

Haradinaj: Qeveria ka miratuar Strategjinë për Inovacion dhe Ndërmarrësi

Nga: Z.B Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:05
Mbledhja e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës në mbledhjen e sotme të Qeverisë kanë shqyrtuar Raportin për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, Aprovimin ka marrë Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2019-2023. Me qëllim të rritjes së konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve dhe mirëqenies sociale përmes investimit në njohuri, kreativitet dhe inovacion

Postimi i plotë:

Për të përmirësuar situatën e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, në Mbledhjen e sotme të Qeverisë shqyrtuam Raportin për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018, i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Aprovimin ka marrë Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2019-2023. Me qëllim të rritjes së konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve dhe mirëqenies sociale përmes investimit në njohuri, kreativitet dhe inovacion, Qeveria ka miratuar Strategjinë për Inovacion dhe Ndërmarrësi, e cila fokusohet në zhvillimin afatgjatë dhe në qasjen sistematike për mbështetjen e inovacionit me ndikime ekonomike. Qeveria ka miratuar vendimin për të publikuar në shkrimin braill legjislacionin në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, me qëllim të ofrimit të qasjes për personat e verbër. Po sot, miratim ka marrë edhe Rregullorja për Arsimin e Lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.RH
 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...