Limaj: Nuk ka më të rëndësishme për ne se trashëgimia historike e kompleksit memorial në Prekaz - Bota Sot
Limaj: Nuk ka më të rëndësishme për ne se trashëgimia historike e kompleksit memorial në Prekaz

Aktuale

Limaj: Nuk ka më të rëndësishme për ne se trashëgimia historike e kompleksit memorial në Prekaz

Nga: Z.B Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:26
Foto nga vizita

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh Kryesues i Komisionit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, dhe Bekim Jashari e Bislim Zogaj, anëtarë të këtij komisioni, kanë vizituar kompleksin memorial në Çanakkala të Turqisë, përcjell "Bota sot".

Limaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se, qëllimi i vizitës është për të parë se si vende të ndryshme i pasqyrojnë betejat e tyre dhe për të marrë përvojat për memorialët tanë në Kosovë.

“Komisioni Ndërministror për Kompleksin Memorial "Adem Jashari", do të punojë më dinamike të shtuar, në mënyre që sa më parë të nisë konservimi dhe ndërtimi i Kompleksit Memorial "Adem Jashari", ka shkruar Limaj.

Postimi i plotë:

Në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Ndërministror për Kompleksin Memorial "Adem Jashari", bashkë më anëtarë tjerë të këtij komisioni, Bekim Jasharin dhe Bislim Zogajn, vizituam kompleksin memorial në Çanakkala të Turqisë.

Qëllimi i vizitës është për të parë se si vende të ndryshme i pasqyrojnë betejat e tyre dhe për të marrë përvojat për memorialët tanë në Kosovë. Komisioni Ndërministror për Kompleksin Memorial "Adem Jashari", do të punojë më dinamike të shtuar, në mënyre që sa më parë të nisë konservimi dhe ndërtimi i Kompleksit Memorial "Adem Jashari".

Ne besojmë se nuk ka gjë më të rëndësishme për ne si trashëgimi e jona historike sesa kompleksi memorial në Prekaz dhe jam i sigurt se në përfundim të këtij projekti, të gjithë do të ndjehen krenarë me punën që do të bëhet.FL

Image
Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...