Ja çka punon djali i vetëm i Shkurte Fejzës që u rehatua në Qeverinë Haradinaj - Bota Sot
Ja çka punon djali i vetëm i Shkurte Fejzës që u rehatua në Qeverinë Haradinaj

Aktuale

Ja çka punon djali i vetëm i Shkurte Fejzës që u rehatua në Qeverinë Haradinaj

Më: 19 mars 2019 Në ora: 17:48
Arbër Behluli

Që nga dje, Qeverisë së Kosovës i është shtuar edhe një punëtor. Arbër Behluli, djali i këngëtares së njohur kosovare, Shkurte Fejza, do të ushtrojë pozitën e Zyrtarit të Lartë për Planifikim të Politikave në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Djali i këngëtares së njohur ka nisur sot punën në Qeverinë e Ramush Haradinajt.

Periskopi gjeti se Arbër Behluli u shpall kandidati më i suksesshëm nga konkurrentët për pozitën e Zyrtarit të Lartë për Planifikim të Politikave.

Arbri, njëkohësisht është djali i vetëm i Shkurte Fejzës dhe Hajrush Behlulit.

Konkursi për këtë pozitë, ishte shpallur më 18 janar dhe fillimisht kishte qenë i hapur deri më 1 shkurt 2019.

Por, për shkak se kandidatët nuk kishin plotësuar kriteret e përcaktuara në konkurs, i njëjti ishte vazhduar tutje.

Herën e dytë, ky konkurs ishte i hapur për shtatë ditë kalendarike, përkatësisht nga 8 deri më 14 shkurt.

Njoftimi se Arbër Behluli është kandidati i suksesshëm për këtë pozitë ishte dhënë dje nga Qeveria e Kosovës.

Ai ishte publikuar në ueb faqen zyrtare të Qeverisë.

Më 67.80 për qind të pikëve të fituara nga pikët e përgjithshme, Arbër Behluli nga sot është pjesë e Divizionit të Burimeve Njerëzore në Qeverinë Haradinaj.

Image

Për shkollimin dhe përvojat e punës së Arbrit dihet pak, pasi të njëjtat nuk janë të qasshme online.

Për punësimin e djalit të Shkurte Fejzës në Qeveri, sot foli edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Kryeministri tha se nuk ka njohuri për këtë gjë, por që shpreson se i njëjti është pranuar në atë pozitë për shkak të përvojës së tij.

“Te punësimi i djalit të Shkurtës, nuk po hi shumë, më kanë tregu informata, s’di si ka ardhë deri te punësimi. Nuk e di, shpresoj që ka ardhë me praktikë të mirë deri te punësimi, do të marr informata”, ka thënë Haradinaj.

Ashtu siç u tha më lartë, Arbri është djali i vetëm i këngëtares së njohur të folklorit, Shkurte Fejzës.

Ajo ka edhe tri vajza të tjera: Gresën, Besianën dhe Agnesën, për të cilat shpeshherë raportohet në media.

Familja Behluli 

Emri i bashkëshortit të këngëtares, Hajrush Behlulit, së fundmi ishte përmendur për çështjen e një haraçi që arrinte vlerën e 170 mijë eurove.

Gani Geci dikur kishte deklaruar se Ruzhdi Shaqiri, tashmë i ndjerë i kishte vënë haraç këngëtares, Shkurte Fezja.

Por, bashkëshorti i saj, Hajrushi e kishte quajtur absurde dhe të pavërteta atë që Geci kishte deklaruar.

Bashkëshorti i Shkurte Fejzës kishte pranuar se kanë pasur probleme, por që gjithçka ishte zgjidhur nga gjykata.

“Është e vërtetë që kemi pas probleme, presione dhe shantazhime nga ata njerëz por ky problem përmes avokatit ka përfunduar në momentin kur kemi filluar procesin gjyqësor”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...