Chabert: Miqësia e ka bazën në përjetimin e momenteve të bukura së bashku - Bota Sot
Chabert: Miqësia e ka bazën në përjetimin e momenteve të bukura së bashku

Aktuale

Chabert: Miqësia e ka bazën në përjetimin e momenteve të bukura së bashku

Më: 19 mars 2019 Në ora: 18:35
Didier Chabert

Ambasada hungareze dhe ajo franceze në Kosovë në partneritet edhe me “Swiss Diamond Hotel” sot pasdite organizuan një event gastronomie.

Në këtë event, morën pjesë edhe anëtari i Akademisë së Kulinarisë franceze, shefi Christophe Dovergne dhe konsulantja e gastronomisë, Nathalie Richard-Vitton.

Aty është gatuar mëlçia e një pate të veçantë që në kuzhinën ndërkombëtare njihet si “fois gras”, ndërsa të ftuarit kanë provuar edhe verërat e famshme Tokaj dhe Sauternes.    

Ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Laszlo Markusz, tha se gjatë katër vjetësh sa ushtron këtë detyrë në vendin tonë, kanë pasur fokusin në prezantimin e verës hungareze, ku janë mbajtur evente në ambasadën hungareze.

Ai tha se gatimi i mëlçisë së patës ose fois gras siç i thonë në gjuhën frënge, është pjesë e gastronomisë evropiane, në veçanti në Francë dhe në Hungari dhe është ide e përbashkët me ambasadorin francez Didier Chambert.

Markusz: Mëlçia e patës pjesë e gastronomisë evropiane

“Ne kemi ardhur tek ideja se testimi i verës duhet të jetë i plotësuar me pjesë të gastronomisë hungareze dhe franceze, dhe kjo pjesë është mëlçia e patës ose fois gras në gjuhën frënge. Kjo është pjesë e gastronomisë evropiane, në veçanti në Francë dhe në Hungari dhe mendoj se është një lidhje  perfekte ndërmjet vendeve dhe popujve tanë që të fillojmë tash këtë eksperiment si element i rëndësishëm i gastronomisë sonë dhe ne do të punojmë këtu në vendin tuaj, në Kosovë. Ne kemi ftuar miqtë tanë nga kori diplomatik dhe lidershipi politik i vendit tuaj dhe komuniteti i biznesit që do të testojë kualitetin e mëlçisë së patës dhe verës, dhe për ne si hungarezë është nder i madh të prezantojmë verën tonë së bashku me verën franceze,” tha ai.

Ndërsa, ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert, tha se organizimi i sotëm është një ide që ka ardhur nga një miqësia e përbashkët Francë-Hungari, si vende me reputacion në prodhimin e verërave më të mira dhe gastronomisë së madhe.

Chabert: Miqësia e ka bazën në përjetimin e momenteve të bukura së bashku

“Është një ngjarje sonte, e cila bazohet parimet në miqësisë dhe kënaqësisë së jetesës. Mendoj se është një mesazh shumë pozitiv jo vetëm për të ftuarit e natës së sotme, por për të gjithë. Miqësia bazën e ka në mirëkuptimin dhe përjetimin e momenteve të bukura së bashku. Ato janë dy vlera rreth të cilave dëshirojmë të bisedojmë sonte dhe t’i tregojmë në një mënyrë të thjeshtë dhe të përshtatshme për të gjithë, duke ndarë kënaqësinë dhe të ftuarit që kemi sonte”, tha diplomati francez.

Ndryshe, kjo ngjarje organizohet në kuadër të Javës së Frankofonisë dhe Hungaria si shtet bën pjesë në kuadër të organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...