Abdixhiku: Për një vit e gjysmë PAN ka shpërdoruar publikisht 200 milionë euro - Bota Sot
Abdixhiku: Për një vit e gjysmë PAN ka shpërdoruar publikisht 200 milionë euro

Aktuale

Abdixhiku: Për një vit e gjysmë PAN ka shpërdoruar publikisht 200 milionë euro

Nga: G.B Më: 19 mars 2019 Në ora: 19:09
Lumir Abdixhiku

Deputeti Lumir Abdixhiku, ka bërë një bilanc të parave për paga të zyrtarëve shtetëror137, Bechtel Enkas e të ujit, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se këtyre i shtohen edhe 14 milionë euro humbje të Telekomit, duke shtuar se punësimi familjar vazhdon aty.

Për një vit e gjysmë PAN ka shpërdoruar publikisht 200 milionë euro, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i tij i plotë:

Në Kosovën e PAN-it:

- 53 milionëve të Bechtelit;
- 52 milionëve të ujit;
- 49 milionëve të listave fallce;
- 16 milionëve të rezervës shtetërore;
- 10 milionëve të zv/ministrave me këshilltarë;

I shtohen edhe 14 milionë euro humbje të Telekomit vetëm sivjet. Punësimi familjar aty vazhdon.

Gati 200 milionë euro të shpërdoruara publikisht për një vit e gjysmë PAN. Sa shumë gjëra do të viheshin në binarë me kaq para.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...