Agim Veliu thotë se LDK s’është pronë e askujt, por s’tregon nëse synon kreun e partisë - Bota Sot
Agim Veliu thotë se LDK s’është pronë e askujt, por s’tregon nëse synon kreun e partisë

Aktuale

Agim Veliu thotë se LDK s’është pronë e askujt, por s’tregon nëse synon kreun e partisë

Më: 19 mars 2019 Në ora: 20:13
Agim Veliu

Zyrtarët e lartë të LDK-së vazhdojnë të deklarohen për zgjedhjet e brendshme në këtë parti, por deri më tani asnjë prej tyre zyrtarisht nuk ka kandiduar për kreun e partisë.

I vetmi që ka deklaruar publikisht se do garoi është Lutfi Haziri, që mban pozitën e nënkryetarit të partisë, njëherit kryetar aktual i Gjilanit, por që brenda organeve zyrtarisht ende s’e ka shpallur kandidimin.

Ndërsa ish-kryetari Fatmir Sejdiu në një intervistë dhënë për mediat që pritet të transmetohet sonte ka lë të hapur mundësinë e kandidimit, bashkëvendasi i tij, nënkryetari Agim Veliu nuk po tregon nëse do t’i hynë apo jo garës.

Ndërsa ka folur sot para simpatizantëve të partisë me rastin e shënimit të përvjetorit të 29-të të LDK-së në Podujevë, Veliu ka deklaruar se subjekti ku ai bën pjesë nuk është pronë e askujt.

“Duhet t’i shfrytëzojmë këto zgjedhje partiake për mobilizim dhe prurje të reja. LDK nuk është pronë e asnjërit prej nesh këtu, kush më gjatë e kush më pak. Disa po thirren në rugovizëm e frymën rugoviane, por që lidhje nuk kanë me të. Rugovizmi është fryma e LDK-së”, ka thënë ai.

Kujtojmë si kandidat të mundshëm për t’i hyrë garës për kreun e partisë raportohen të jenë: Isa Mustafa, Fatmir Sejdiu, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Vjosa Osmani dhe Gazmend Muhaxheri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...