Anton Quni flet për kryetarin e ardhshëm të LDK-së, thotë se e ka një emër potencial - Bota Sot
Anton Quni flet për kryetarin e ardhshëm të LDK-së, thotë se e ka një emër potencial

Aktuale

Anton Quni flet për kryetarin e ardhshëm të LDK-së, thotë se e ka një emër potencial

Më: 19 mars 2019 Në ora: 20:16
Anton Quni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka thënë se ai e ka një emër potencial të njeriut që sipas tij duhet të zgjedhet kryetar i partisë, por ka thënë se këtë emër do ta bëjë publik gjatë ditëve të ardhshme.

Në një prononcim, Quni nuk ka folur me emra konkret në lidhje me kandidaturat e mundshme për kryetar të LDK-së.

“Unë kam një emër potencial për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por atë do e bëj publike në kohën e duhur” ka thënë Quni.

Kandidatët, sipas statutit të LDK-së, do të zgjidhen me vota të delegatëve, ndërsa numri i këtyre të fundit varet prej votave që kjo parti ka marrë në zgjedhjet nacionale.

Për çdo 532 vota që një degë ka marrë nga zgjedhjet lokale, ajo do të çojë 1 delegat në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së ku zgjedhet kryetari i partisë.

Në zgjedhjet lokale në Prishtinë LDK ka marrë 41.897 vota, që i bie se do të ketë 80 delegatë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...