Hoxha ploteson ‘kriterin e liberalizimit’: Tregon zyrtarisht qysh u martua - Bota Sot
Hoxha ploteson ‘kriterin e liberalizimit’: Tregon zyrtarisht qysh u martua

Aktuale

Hoxha ploteson ‘kriterin e liberalizimit’: Tregon zyrtarisht qysh u martua

Më: 19 mars 2019 Në ora: 20:24
Dhurata Hoxha

Në ueb faqen e Ministrisë së Integrimit Evropian është publikuar intervista e ministres Dhurata Hoxha, e cila është e titulluar “Dhurata Hoxha” tregon në çfarë kushtesh u martua.

Kjo intervistë e ministres është publikuar në ueb faqen e Ministrisë, pavarësisht që në të më shumë flitet për jetën private të ministres, se për punën që po kryen ajo.

Në atë intervistë, Dhurata Hoxha ndër të tjerash tregon se sa i kushtoi velloja e dasmës, çfarë muzike i pëlqen pas një dite të lodhur dhe sa praktikon sport.

Kjo intervistë krejtësisht private, gjendet në mesin e lajmeve të tjera në të cilat është njoftuar për aktivitetet zyrtare të Hoxhës.

Tashmë nëpër rrjete sociale kanë filluar të ironizojnë me publikimin e kësaj interviste në ueb faqen zyrtare të Ministrisë, ku është e paraparë të publikohen aktivitetet zyrtare të ministres dhe pjesës tjetër të stafit të kësaj ministrie.

Ministrja Hoxha shpeshherë është kritikuar se nuk po punon mjaftueshëm për liberalizimin e vizave, pavarësisht që vazhdimisht ka dhënë data se së shpejti do të lëvizim lirshëm nëpër BE.

Image

Intervista e publikuar në ueb faqen e Ministrisë:

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...