Reagon Konkurrenti i Arbër Behlulit: Unë s’u pranova se s’jam i Shkurtës, asaj ia kanë premtu punësimin e djalit në Qeveri - Bota Sot
Reagon Konkurrenti i Arbër Behlulit: Unë s’u pranova se s’jam i Shkurtës, asaj ia kanë premtu punësimin e djalit në Qeveri

Aktuale

Reagon Konkurrenti i Arbër Behlulit: Unë s’u pranova se s’jam i Shkurtës, asaj ia kanë premtu punësimin e djalit në Qeveri

Më: 19 mars 2019 Në ora: 20:29
Arbër Behluli dhe Fidan Ukaj

Punësimi i djalit të këngëtares së njohur kosovare Shkurte Fejzës, Arbër Behluli në Qeverinë e Kosovës është kthyer në temë debati gjatë ditës së sotme. Behluli është emëruar në pozitën e Zyrtarit të Lartë për Planifikim të Politikave. Për të njëjtën pozitë, ka aplikuar edhe Fidan Ukaj, i cili në një deklaratë ngrit dyshime për punësimin e djalit të Fejzës në këtë pozitë.

Fidan Ukaj, kishte qenë njëri nga kandidatët që aplikuan në konkursin e shpallur nga Qeveria e Kosovës për pozitën e Zyrtarit të Lartë për Planifikim të Politikave.

Në një deklaratë dhënë medias, Ukaj ka thënë se ka aplikuar për atë pozitë bazuar në përgatitjet e tij, por që thotë se pozita duket se iu ishte premtuar dikujt tjetër, duke aluduar në djalin e Shkurte Fejzës, Arbrin.

Arbër Behluli u shpall kandidati më i suksesshëm nga konkurrentët për pozitën e Zyrtarit të Lartë për Planifikim të Politikave.

Ukaj i ka thënë medias se e ka merituar të pranohet në këtë pozitë për shkak të shkollimit dhe përvojave nga fusha përkatëse.

Image
Fidan Ukaj

“Unë kam aplikuar bazuar në përgatitjet e mia. Jam magjistër i Shkencave Politike, kam Akademi Politike të kryer, Akademinë për Qeverisje Lokale. E kam Shkollën për Integrime Evropiane, prej 2003 jam pjesë e shoqërisë civile, me qindra trajtime, konferenca, pjesëmarrës i qindra strategjive në institucione e shoqëri civile. Kur i kam dorëzuar dokumentet, zyrtarja që i ka pranuar ato, ka menduar që janë nga dy kopje, se tha po vinë kandidatë me dy tri fleta. Kam menduar që po ma kthejnë përgjigjen që jam i mbi-kualifikuar, andaj nuk kam dërguar edhe shumë dokumente tjera”, ka thënë Ukaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...