Lushtakun, Selimin, Rugovën e Hazirin i bashkon mishi në një tryezë - Bota Sot
Lushtakun, Selimin, Rugovën e Hazirin i bashkon mishi në një tryezë

Aktuale

Lushtakun, Selimin, Rugovën e Hazirin i bashkon mishi në një tryezë

Më: 19 mars 2019 Në ora: 21:31
Darka

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, sonte ka pasur disa mysafirë të veçantë në qytetin që ai udhëheq.

Siç raportojnë mediat lokale, në konak të Hazirit sonte ishin Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Ukë Rugova dhe disa personalitete të tjera.

Në një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale, ata shihen duke pirë verë e birra dhe duke ngrënë darkë.

Të gjithë shfaqen të buzëqeshur, derisa duket se takimi ishte shumë miqësor. Kujtojmë se Lushtaku ishte kryetar i Skenderajt nga radhët e PDK-së, parti kjo për të cilën Haziri kohë pas kohe ka kritika.

Më poshtë foto nga darka në një nga restaurantet më të njohura të Gjilanit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...