Telekomi i reagon ish-Drejtorit të Bordit: Ai dha dorëheqje me qëllim që të përzgjidhet si kryeshef - Bota Sot
Telekomi i reagon ish-Drejtorit të Bordit: Ai dha dorëheqje me qëllim që të përzgjidhet si kryeshef

Aktuale

Telekomi i reagon ish-Drejtorit të Bordit: Ai dha dorëheqje me qëllim që të përzgjidhet si kryeshef

Më: 19 mars 2019 Në ora: 22:01
Fidel Krasniqi

Ish-Drejtori i Bordit të Telekomit, Fidel Krasniqi më herët publikoi një shkrim ku tregoi arsyet e dorëheqjes nga kjo pozitë.

“Akti me njerëzor tani që mund ta bëjë bordi i Telekomit është dorëheqja e parevokueshme e tyre. Mos i merrni në qafë 2300 apo 2600 – familjet e vendit ku shumica e tyre nuk kane ka ti mbajnë”, shkroi ai në facebook.

Por, përmes një sqarimi për media, Telekom ka thënë se ai ka dhënë dorëheqje me qëllim që të përzgjidhet si kryeshef e jo për qëllime morale.

Në këtë sqarim thuhet se Krasniqi që nga dorëheqja e tij më shumë se tre muaj ka bërë presion tek anëtarët e bordit, menaxhmenti, si dhe ka qenë i përfshirë në forma të ndryshme në marrëdhënie kontraktuale me Z Mobile.

“Përkujtojmë që Fidel Krasniqi ka qenë pjesë e Bordit të Drejtorëve të Telekomit dhe duke pas pretendime më të mëdha edhe pse në kundërshtim me ligjin, që nga dorëheqja e tij më shumë se tre muaj më parë vazhdimisht ka bërë presione të ndryshme si anëtareve të bordit gjithashtu edhe menaxhmentit dhe ka qenë i përfshirë në forma të ndryshme në marrdhënjen kontraktuale të Z. Mobile”, thuhet në sqarim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...