Fatmir Sejdiu zbulon arsyen për të cilën e vizitoi Isa Mustafën në shtëpi - Bota Sot
Fatmir Sejdiu zbulon arsyen për të cilën e vizitoi Isa Mustafën në shtëpi

Aktuale

Fatmir Sejdiu zbulon arsyen për të cilën e vizitoi Isa Mustafën në shtëpi

Më: 19 mars 2019 Në ora: 22:16
Isa Mustafa dhe Fatmir Sejdiu

Ish- kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu ka shpalosur detaje nga takimi që kishte zhvilluar me kryetarin aktual të LDK-së Isa Mustafa, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Atëbotë, Sejdiu thotë të jetë takuar me të vetmin qëllim, “interesin njerëzor për gjendjen e rëndë shëndetësore” të Mustafës, duke mohuar kështu se ka shfrytëzuar ketë takim për qëllime politike.

“Unë e kam vizituar thjesht me një qëllim njerëzor sepse ka pasur një gjendje shëndetësorë që është deklaruar vet, një gjendje e rëndë shëndetësore. Pa asnjë interes, pa asnjë qëllim, kam dashur që të shpreh solidarizimin tim në një moment të lig shëndetësor, për një njëri që është në kryr të një formacioni politik serioz siç është LDK -ja. Asnjë formulë tjetër  nuk është përdorur në këtë takim, kam qenë edhe me nje mik timin, e kam dëshiruar që të kaloi atë gjendje shëndetësore që e ka pasur,  me pak fjalë kjo do të ishte e mire që sfidat që ka përpara LDK të zgjidhen në një kohë dhe për një bashkëpunim që ka me gjithë njërzit e LDK për të dhënë përjgigje për temat e mëdha. Nuk është bërë politikë aty, nuk ka pasur asnjë diçka tjetër nga ajo”, u shpreh Sejdiu.

Ndryshe, në opinon dihet se Mustafa dhe Sejdiu kanë pasur raporte të acaruara, madje ky i fundit kishte deklaruar se nuk e ka as mik atë.

Isa Mustafa, kishte marrë LDK-në në fundin e vitit 2010, kur kishte mundur Fatmir Sejdiun

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...