Deputeti tregon se si e “shpëtoi” një punëtore të Telekomit: E thirra, i thash “mos gabo me nguc atë çikën” - Bota Sot
Deputeti tregon se si e “shpëtoi” një punëtore të Telekomit: E thirra, i thash “mos gabo me nguc atë çikën”

Aktuale

Deputeti tregon se si e “shpëtoi” një punëtore të Telekomit: E thirra, i thash “mos gabo me nguc atë çikën”

Më: 20 mars 2019 Në ora: 06:23
Bekë Berisha

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha e ka pranuar publikisht se ka ndërhyrë në rastin e një punëtoreje të Telekomit të Kosovës, e cila ishte prezantuar të jetë motra e deputetit Berisha – edhe pse nuk ka asnjë lidhje familjare me deputetin e AAK-së – dhe për të cilën një zyrtar i kësaj ndërmarrjeje publike ishte ankuar “se nuk po shkon në punë”.

Berisha, në një intervistë për T7, ka thënë se i ka “bërë nderë” punëtores në fjalë të Telekomit të Kosovës, edhe pse nuk kishte asnjë njohuri për të kur një zyrtar i ndërmarrjes e kishte telefonuar deputetin për t’u ankuar në lidhje me punëtoren që ishte prezantuar rrejshëm si motra e Bekë Berishës.

“Jom konë në Kuvend një ditë, edhe më ka thirrë në telefon një djalë”, tregoi Berisha. “‘Bekë tha, a je Bekë Berisha ti?’ I thash po. Tha ‘unë jam prej Telekomit’. Tha, a e ki motër ti, me emër – por jo të motrës time Vesës – por me një emër të një vajze aty. ‘A o’ motra jote?’. I thash jo nuk e kam motër. Tha ‘ani se nuk po shkon në punë edhe po thotë jam motra e Bekë Berishës'”.

Deputeti Berisha u shpreh se pasi e kishte ndalur telefonin, ishte menduar për një kohë dhe kishte vendosur ta telefononte zyrtarin e Telekomit për t’i thënë që “të mos e ngucte më qat çikën”.

“Unë e ndala telefonin, tu menu qaty në parlament… po thash masi ajo paska thanë e kam vëlla Bekë Berishës, pse nuk i ndihmoj unë. E thirra ata, i thash: ‘Motër e kom, mos gabo me nguc qat çikën’. A po din? Ja bëra një nderë, a din… masi ka thanë vëlla e kam Bekë Berishën”, ka thënë deputeti i AAK-së.

Rrëfimi i Berishës ngjalli reagimin e opinionistit Hekuran Murati, i cili ishte po ashtu i ftuar në këtë debat ku u diskutua për dukurinë e nepotizmit në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...