“Ditët e Kuvendit”, deputetët sot në Skënderaj

Aktuale

“Ditët e Kuvendit”, deputetët sot në Skënderaj

Më: 20 mars 2019 Në ora: 07:18
Kuvendi i Kosovës

Me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, Kuvendi i Kosovës, sot vazhdon aktiviteti “Ditët e Kuvendit”.

Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i radhës do të organizohet sot në Skënderaj, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, duke filluar në orën 14:00.

Në takim do të marrin pjesë deputetët: Arban Abrashi (LDK), Mërgim Lushtaku (PDK), Bekim Haxhiu (PDK), Saranda Bogujevci (VV), Teuta Haxhiu (AAK) dhe Dukagjin Gorani (PSD).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat