Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, u raportua se kishte pasur disa mysafirë të veçantë në qytetin që ai udhëheq.
Krejt kjo, si shkak i një fotografie që po qarkullonte në rrjetet sociale, ku Lushtaku, Selimi, Haziri e Rugova shiheshin duke pirë verë e birra dhe duke ngrënë darkë.
Mirëpo, kryetari i Gjilanit sqaron se ndodhet në udhëtim jashtë shtetit për motive familjare dhe nuk ka as të vërtetë e as nuk është e kohës fotografia në fjalë.
“Me vjen keq për nivelin e tillë të lajmeve. Nuk ka as të vërtetë e as nuk është e kohës. Lutem qe te kenë fuqinë e ta përgënjeshtrojnë këtë lajm të rrejshëm”, ka reaguar Haziri.
“Mirëmëngjes. Po lexoj e po shoh foto në disa portale për gjoja një darkë mbrëmë në Gjilan. Unë jam në udhëtim jashtë shtetit për motive familjare. Me vjen keq për nivelin e tillë të lajmeve. Nuk ka as të vërtetë e as nuk është e kohës. Lutem qe te kenë fuqinë e ta përgënjeshtrojnë këtë lajm të rrejshëm. Gara e LDK do ta ruaj unitetin, demokracinë dhe do ta forcojë LDK. Nuk mundeni me na thy. Frika e dikujtë që po përçohet me lajme të rrejshme është e shitur nga disa qe i frikohen unitetit të LDK!”, ka shkruar Haziri në Facebook.