Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci: Turp ku kemi përfunduar si politikë dhe shoqëri

Aktuale

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci: Turp ku kemi përfunduar si politikë dhe shoqëri

Nga: N.H Më: 20 mars 2019 Në ora: 10:06
Lulzim Peci

Drejtori ekzekutiv i KIPRED-it dhe ish-ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Suedisë, Lulzim Peci, ka folur lidhur me punësimet partiake në ndërmarrjet publike.

Peci thotë se privilegjet në bazë të etnisë që i kanë pasur serbët në administratën publike në kohën e Millosheviqit, ironikisht në Kosovën e pavarur, janë zëvendësuar me privilegje të përkatësisë partiake.

Sipas tij, Kosova është e pavarur, por nuk është vend i qytetarëve të lire me mundësi të barabarta.

Peci krejt në fund nënvizon se është e turpshme ku kemi përfunduar si politikë dhe shoqëri

Ja postimi i tij:

Privilegjet ne baze te etnise qe i kane pasur serbet ne administraten publike ne kohen e Millosheviqit, ironikisht ne Kosoven e pavarur, jane zevendesuar me privilegje te perkatesise partiake.

Kosova eshte e pavarur, por nuk eshte vend i qytetareve te lire me mundesi te barabarta. Turp ku kemi perfunduar si politike dhe shoqeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat