Mehmeti: Haziri mbrëmë mori “bekimin” e Klanit Pronto për t'u bërë kryetar i LDK-së

Aktuale

Mehmeti: Haziri mbrëmë mori “bekimin” e Klanit Pronto për t'u bërë kryetar i LDK-së

Nga: N.H Më: 20 mars 2019 Në ora: 12:11
Lushtaku, Selimi, Haziri e Rugova

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, u raportua se kishte pasur disa mysafirë të veçantë në qytetin që ai udhëheq.

Në konakun e Hazirit, raportohet se ishin Lushtaku, Selimi e Rugova të cilët u përcollën me verë e birra dhe duke ngrënë darkë.

Ndërsa, për këtë, ka reaguar edhe analisti politik Faton Mehmeti. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mbrëmë Haziri veç se ka marrë bekimin e Klanit Pronto për t’u bërë kryetar i LDK-së.

“Nën shoqërinë e mishit dhe rakisë, Luta mbrëmë mori aminin e klanit " Pronto" për t'u bërë kryetar i LDK-së. Rugova në varr paska marr me vete edhe LDK e vërtetë, duke len pas disa argatë të djallit”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat