Lutfi Haziri nuk është në Kosovë, ja ku ndodhet ai

Aktuale

Lutfi Haziri nuk është në Kosovë, ja ku ndodhet ai

Më: 20 mars 2019 Në ora: 12:15
Lutfi Haziri

Lutfi Haziri nga LDK-ja ka reaguar pas publikimit të një fotografie ku ai shihet me Sami Lushtakun, Ukë Rugovën dhe Sylejman Selimi, e shumë të tjerë.

Haziri thotë se ai nuk ndodhet në Kosovë, fotografia nuk është e kohës e as e vërtetë, por nuk tregon se kur është bërë fotografia.

Sipas tij, gara e LDK-së  do ta ruaj unitetin dhe mendon se frika e dikujt që po përçohet me lajme të rrejshme është e shitur nga disa qe i frikohen unitetit të LDK.

Image

Shkrimi i tij i plotë:

Mirëmëngjes. Po lexoj e po shoh foto në disa portale për gjoja një darkë mbrëmë në Gjilan. Unë jam në udhëtim jashtë shtetit për motive familjare. Me vjen keq për nivelin e tillë të lajmeve. Nuk ka as të vërtetë e as nuk është e kohës. Lutem qe te kenë fuqinë e ta përgënjeshtrojnë këtë lajm të rrejshëm. Gara e LDK do ta ruaj unitetin, demokracinë dhe do ta forcojë LDK. Nuk mundeni me na thy. Frika e dikujtë që po përçohet me lajme të rrejshme është e shitur nga disa qe i frikohen unitetit të LDK!

Ndërkohë duket se Haziri po qëndron me familjen e tij në Zvicër. Një fotografi në rrjetet sociale, tregon se pretendeti për kreun e LDK’së, po qëndron në këtë shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat