Kosovën e kemi pranuar si shtet: Goditje e re e shefit të diplomacisë sllovene Cerar

Aktuale

Kosovën e kemi pranuar si shtet: Goditje e re e shefit të diplomacisë sllovene Cerar

Nga: F.B Më: 20 mars 2019 Në ora: 13:22
Ministri Cerar

“Nuk ka asnjë synim të tillë - por me gjithë atë ka disa ‘çështje të hapura’” është shprehur Cerar në pyetjen drejtuar qeverisë sllovene, nëse do të heq dorë nga njohja e Kosovës të shtruar nga Zmago Jelinçiç nga Partia Kombëtare.

“Mendoj se me bazë Kosovën e kemi pranuar si shtet. Sllovenia është e vetëdijshme se në regjion ka disa ‘çështje të hapura’” ka thënë Cerar.

Si shumica e anëtarëve të BE-së, Sllovenia e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, në kohën kur Sllovenia kryesonte udhëheqjen e BE-së.

Deputeti slloven dhe nën kryetari i Partisë Kombëtare Jani Ivanusha kishte deklaruar se tërheqja e njohjes është proces real në kuadër të BE-së, sepse pas zgjidhjeve sipas tij udhëheqja e re do shqyrtoj lëvizjet në këtë drejtim.

Ai në një konferencë në Beograd ka theksuar se çështja e Kosovës është me rëndësi sepse ka zhvillime të reja në politikën evropiane.

Lidhur me gjendjen në Serbi ministri Cerar ka shprehur shpresën se nuk do të ketë ashpërsim të rrethanave dhe do të gjendet mënyrë demokratike e tejkalimit të situatës . Sllovenia dëshiron stabilizim të rrethanave dhe përkushtim të Serbisë në detyrat tjera ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat