Lista Serbe deklarohet rreth sulmit të Sllobodan Petroviq

Aktuale

Lista Serbe deklarohet rreth sulmit të Sllobodan Petroviq

Më: 20 mars 2019 Në ora: 14:03
Sllobodan Petroviq

Lista Serbe, e cila ka mbështetjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe e cila që sa kohë bojkoton institucionet e Kosovës dhe merr paga, ka akuzuar kryetarin e SLS Sllobodan Petroviq për sulm ndaj anëtarit të kësaj partie Milan Kostiq, duke e goditur me mobil në kokë.

Sipas Listës Serbe, rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në qendër të Prishtinës, ku Petroviq në një restorant, pa kurrfarë arsyesh ka goditur Kostiq, duke i shkaktuar lëndime. Gjithnjë sipas Listës Serbe, në vendin e ngjarjes ka dalë policia, e cila ka ndaluar kreun e SLS dhe ka marrë deklaratë nga Kostiq lidhur me rastin.

Gjatë ndalimit të Petroviq, një zyrtar i lartë i partisë së tij Boban Stankoviq, sipas Listës Serbe, ka kërcënuar Kostiq “disa herë në mënyrë serioze”.

Lista Serbe kërkon nga policia e Kosovës dhe hetuesia të marrin të gjitha veprimet e nevojshme për të dënuar dy zyrtarët e SLS, duke përkujtuar se “pas vitit 1999, kjo është hera e parë që në Prishtinë, një serb është viktimë e një sulmi nga një serb tjetër”.

Kreu i SLS, Sllobodan Petroviq, pas incidentit, nën jë konferencë për media ka hedhur poshtë pretendimet e Listës Serbe lidhur me rastin, duke thënë se kjo nuk është hera e parë që kjo parti gënjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat