Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas sulmit ndaj deputetit Sllobodan Petroviq, derisa sulmin e ka quajtur sulm ndaj fjalës së lirë dhe ndaj një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai e ka dënuar sulmin dhe nga institucionet e zbatimit të ligjit ka kërkuar që të sjellin para drejtësisë sulmuesit.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Sulmi ndaj deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Sllobodan Petroviq, i cili është edhe Kryetar i Partisë Liberale Serbe, është sulm ndaj fjalës së lirë dhe ndaj një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit. Si President i Republikës së Kosovës e dënoj ashpër këtë sulm dhe nga institucionet e zbatimit të ligjit kërkoj që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që sulmuesit t’i sjellin para drejtësisë. Integrimi institucional dhe pluralizmi politik duhet të jenë vlera të përbashkëta demokratike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. HTH.