Kadri Veseli: Korrupsioni e nepotizmi janë bërë problem psikologjik tek qytetarët, të gjitha do të sanksionohen - Bota Sot
Kadri Veseli: Korrupsioni e nepotizmi janë bërë problem psikologjik tek qytetarët, të gjitha do të sanksionohen

Aktuale

Kadri Veseli: Korrupsioni e nepotizmi janë bërë problem psikologjik tek qytetarët, të gjitha do të sanksionohen

Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:25
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot Agjencinë kundër Korrupsionit.

Veseli ka përgëzuar angazhimin e stafit të këtij agjencioni për punën e kryer ndërsa ka paralajmëruar edhe sanksione për kryesit e korrupsionit duke paralajmëruar edhe parandalim të nepotizmit.

”Korrupsioni dhe nepotizmi ka filluar të bëhet një problem psikologjik në familjet tona. Ka filluar të bëhet një krizë e besimit ndaj shtetit. Nuk do ta lejojmë këtë”.

”Do të ndalet korrupsioni, do të ndalet nepotizmi. Do të ketë veprime edhe për këto të cilat kanë ndodhur deri më sot”.

”Në Kosovë ka veç një të fortë, është ai që respekton ligjin e Republikës së Kosovës”.

”Prirjet që duan të gllabërojnë besimin në shtet, nuk do t’i tolerojmë. Mirë është me u ndalë, ose kemi me i ndalë sepse veprimet do të merren”.

”Do të ketë edhe disa hapa që do të jenë  ligje më të ashpra sesa keni parë deri tani në politikën e Kosovës, do të sanksionohen në mënyrë të detajuar problemi i nepotizmit, korrupsionit dhe akuzave”.

”Edhe pse janë në varfëri njerëzit do të jetojnë në qetësi për shpresë se një ditë do të kenë shans për tu punësuar. Nuk mund të mos kenë shans kur një njeri grykës punëson pesë vetë”.

”Do t’i sanksionojmë të gjitha. Problemet e para do t’i kryejë secila parti. Ky është deformim që ndërlidhet me individin”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...