Veseli në Agjencinë Kundër Korrupsionit për t’i dhënë përkrahje në punën e saj

Aktuale

Veseli në Agjencinë Kundër Korrupsionit për t’i dhënë përkrahje në punën e saj

Nga: Z.B. Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:38
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit për t’i dhënë përkrahje në punën e saj dhe për të nxitur përshpejtimin e reformave të thella në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizimit, përcjell “Bota sot”.

Veseli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, i kam dhënë mbështetje të plotë propozimit të Ministrit Tahiri që të shqyrtohet lista e zyrtarëve që deklarojnë pasurinë, në mënyrë që jo vetëm pozitat e larta, por të gjitha pozitat publike që mund të paraqesin rrezik për korrupsion, abuzime dhe keqpërdorime të deklarojnë pasurinë.

Postimi i plotë:

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit për t’i dhënë përkrahje në punën e saj dhe për të nxitur përshpejtimin e reformave të thella në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizimit.

Unë i kam dhënë mbështetje të plotë propozimit të Ministrit Tahiri që të shqyrtohet lista e zyrtarëve që deklarojnë pasurinë, në mënyrë që jo vetëm pozitat e larta, por të gjitha pozitat publike që mund të paraqesin rrezik për korrupsion, abuzime dhe keqpërdorime të deklarojnë pasurinë.

Lufta kundër korrupsionit është lufta më e rëndësishme për shtetin tonë sot. Korrupsionin, së bashku me nepotizmin, do t’i çrrënjosim deri në fund.

Shumë shpejt do të propozoj nisma ligjore dhe veprime konkrete për të ndalë veprimet e tilla që po e lëndojnë besimin në shtetin e Kosovës.

Nuk do të ketë tolerancë ndaj askujt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat