Mustafa tregon nëse do të kandidojë për kryetar të LDK-së: Nuk i kemi votat për rrëzimin e Qeverisë

Aktuale

Mustafa tregon nëse do të kandidojë për kryetar të LDK-së: Nuk i kemi votat për rrëzimin e Qeverisë

Nga: K.M Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:48

(E plotësuar) - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është shprehur optimist se zgjedhjet për të parin e partisë do të jenë korrekte dhe se do t’i jepet mundësia secilit që e sheh vetën të gatshëm për këtë post.

Ai ka theksuar se asnjë kandidati nuk do t’i mbyllet dera për të sfiduar veten në Kuvendin e nëntë zgjedhor të LDK-së, përfshirë dhe veten e tij.

Shefi i partisë më të madhe opozitare, pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së me kryetarët e degëve, në një konferencë për media tha se LDK-ja do të mbetet unike pavarësisht garës që mund të zhvillohet brenda kandidatëve që synojnë pozitën e të parit të partisë.

Ai e la të hapur mundësinë e kandidimit të gjithsecilit, përfshi dhe veten, ku tha se votimi pritet të bëhet në mënyrë të fshehtë.

Mustafa: Do t’i japim mundësi çdo njeri që pretendon për kryetar të LDK-së

“Do t’i japim mundësi që çdo njeri që pretendon dhe e sheh veten të gatshëm të merr përgjegjësinë të mbajë unitetin në LDK, të marrë dhe të mbajë orientimin Rugovian të LDK-së, të një partie të qendrës së djathtë të sfidohet me këtë. Kjo do të jetë e hapur për çdo njeri. Mirëpo, tash nuk jemi duke marrë me ato çështje. Me ato do të merremi kur të kemi kuvendin dhe të përmbyllim procesin zgjedhor në degë. Kryetarin e LDK-së e zgjedh Kuvendi i LDK-së që ka 355 delegatë. Ndërkaq përbërja e Kuvendit do të jetë nga përfaqësuesit e degëve, sipas kritereve që e kemi përcaktuar. Ne do të përpiqemi maksimalisht të bëhet me votim të fshehtë dhe të bëhet me dy kandidatë, dhe për nivel qendror dhe për nivel të degëve. E kush janë kandidatët, ju më përmendët mua, unë se përmenda veten mbetet që ajo çështje të bëhet në momentin kur ne të vendosim. Nëse bëhen më shumë, ne nuk kërkojmë, nuk do t'a mbyllim dyert që të vijnë në kuvend të provojnë për të marrë miratimin e Kuvendit sipas statutit,” tha kryetari Mustafa.

Ai bëri të ditur se tashmë ka filluar procesi i zgjedhjeve në degë dhe nëndegë, dhe se në fazën e parë të zgjedhjeve do të ketë zgjedhje në 22 degë, ndërsa në fazën e dytë edhe në 16 degë tjera dhe në degët e diasporës.

Mustafa: Forcimi i LDK-së, synim yni

“Objektiva jonë kryesore është të forcohet Lidhja Demokratike e Kosovës, që t’i japim mundësi për pjesëmarrje gjithë atyre që e vlerësojmë programin e LDK-së që anëtarësohen dhe janë anëtarë të LDK-së, degët do t’i fillojnë zgjedhjet në nëndegë në këtë fazë dhe ajo që do të bëhet në këtë fazë është zgjedhja e organeve të nëndegës, të kryesisë, kryetarëve të nëndegëve të LDK-së dhe kryetarëve të degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha ai.

Duke folur për unitetin brenda partisë, Mustafa tha se ka një disponim  të shkëlqyer dhe se ende nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare për të parin e partisë.

Mustafa: Kemi unitet brenda LDK-së, kandidime zyrtare nuk ka

“Bashkë kemi vlerësuar se kemi një disponim  të shkëlqyeshëm brenda partisë se kemi një solidaritet të brendshëm një unitet, i cili është i qëndrueshëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe se zgjedhjet tona janë shumë të rëndësishme jo vetëm për LDK-në, por dhe për Kosovën për arsye se jemi parti që kemi besimin më të madh qytetarë. Kandidime zyrtare  në LDK nuk kemi. Ne kemi deklarime të ndryshme në studio, por zyrtarisht nuk e kemi asnjë kandidim në LDK”, tha ai.

I pari i LDK-së foli dhe për dialogun me Serbinë, ku tha se procesi është në ‘qorrsokak’ dhe sipas tij, më së miri është të shkohet në zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që të fitohet legjitimiteti i institucioneve, ndonëse e pranoi se nuk i kanë votat për të rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

Mustafa ka folur serish rreth idesë së ndryshimi të kufijve me Serbinë, duke thënë se LDK-ja nuk pajtohet me rihapjen e sovranitetit të Kosovës.

Mustafa: LDK kundër korrigjimit të kufijve

“Ajo që nuk do të lëshojmë pe dhe që jemi shumë të vendosur është se nuk do të pajtohemi me korrigjim të territorit të Kosovës, nuk do të pajtohemi me ndryshim të territorit të Kosovës. Nuk do të pajtohemi që në tavolinë të shtrohen çështje, të cilat e hapin deklaratën e shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt, 2008. Po ashtu, nuk do të pajtohemi që të kemi ndonjë asociacion ose formë tjetër që do të ketë kompetenca të pushtetit”, tha Mustafa.

Duke folur rreth takimit të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi  Haziri me  Sami Lushtakun, Isa Mustafa tha se ajo foto nuk është aktuale dhe për arsye familjare, kryetari i Gjilanit nuk është në këtë mbledhje. 

Mustafa  Luta s’e ka shpall kandidaturën, nuk i kemi votat për rrëzimin e Qeverisë

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së me kryetarët e degëve, kryetari Isa Mustafa duke përmendur zgjedhjen e kryetarit të ri, deklaroi se askujt nuk do t’i mbyllet dera për të kandiduar për të parin e LDK-së dhe se do t’i japin përgjegjësinë për këdo qe e konsideron vetën të gatshëm të sfidohet për këtë post.

Shefi i partisë më të madhe opozitare, në një konferencë për media theksoi se LDK është unike dhe pavarësisht të gjithave do ta ruajë kursin e vet.

“LDK-ja është unike dhe do të ruajë kursin e vet, ambicie mund të ketë secili, mirëpo kryetari do të zgjidhet në bazë të statutit dhe do të ketë garë”, tha ai.

Mustafa bëri të ditur se tashmë veçse ka filluar procesi i zgjedhjeve në degë dhe nëndegë.

Mes tjerash ai tha se objektiv i tyre është që të forcohet LDK-ja përmes unitetit në parti.

“Do të mundohemi të përqendrohemi në çështje që e prekin çdo qytetar të Kosovës, me zhvillimin ekonomik dhe të papunësisë, luftimin kundër korrupsionit dhe angazhimin drejt BE-së dhe NATO”, tha Mustafa.

Ndërsa, i pari i LDK-së, foli dhe për dialogun me Serbinë, ku tha se dialogu është në ‘qorrsokak’ dhe më së miri është të shkohet në zgjedhje në mënyrë që të fitohet legjitimiteti dhe se partia e tij nuk pajtohet me korrigjim të kufijve, apo rihapje të sovranitetit të Kosovës.

Për takimin e Lutfi Hazirit me Sami Lushtakun, Mustafa tha se ajo foto sipas tij nuk është aktuale dhe për arsye se kryetari i Gjilanit nuk është në Kosovë nuk ka mundur të jetë në takim.

***

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Partia Socialdemokrate, është objektivisht në pozitë pasi që sipas tij deputetët e saj po bashkëpunojnë me Qeverinë.

“Ata [PSD] po bëjnë një propagandë të ulët. Si nuk e shohin vetën në pasqyrë. Nuk mund të bashkëpunosh me Presidentin, Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit dhe të thuash se dua t’i rrëzojë”, ka thënë Mustafa.

Ai duke folur për krijimin e numrave për rrëzimin e Qeverisë me Kryeministër Ramush Haradinajn ka thënë se janë duke punuar, porse për të PSD duhet të deklarohet a është pro apo kundër kësaj.

“Të flasin, sepse kjo na nevojitet edhe neve. Nëse mendojnë se kjo Qeveri bën punë të mira, vetëm të na thonë argumentet dhe ne themi se e kemi gabim. Kemi një qeverisje dhe koalicion që është shumë i dëmshëm dhe rrezikshëm për të ardhmen e vendit”.

Sa i përket Ligjin për Dialogun të propozuar nga partia që drejton Shpend Ahmeti, Mustafa ka thënë se ai është skandaloz.

“Për këtë arsye edhe e kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese sepse mendojnë se është shkelur Kushtetuta”.

Image
***

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka mbajtur sot mbledhje me Kryesinë e partisë dhe kryetarët e degëve të LDK-së.

Në një konferencë për media, Mustafa ka folur gjatë për zgjedhjet në parti, kandidaturat për kryetar të LDK-së dhe zhvillimet e fundit në vend.

Mes tjerash, Mustafa ka bërë të ditur se kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri deri më tani nuk ka shpallur kandidaturën për të parin e partisë dhe se gjëra të tilla po thuhen vetëm në debate.

Tutje, Mustafa ka shtuar se opozita nuk i ka numrat për rrëzimin e Qeverisë, përndryshe do ta rrëzonte atë dhe vendi do të shkonte në zgjedhje.

Më poshtë pjesë nga fjalimi i Mustafës në konferencë:

Degët do të fillojnë zgjedhjet në nëndegë. Ne kemi vlerësuar se kemi disponim brenda partisë, kemi unitet qe është i qëndrueshëm në LDK dhe zgjedhjet tona janë shumë të rëndësishme jo vetëm për partinë por edhe për Kosovën sepse jemi partia që kemi besimin më të madh të qytetarëve.

Ne vlerësojmë pikëpamjet ndaj LDK dhe besojmë se kemi përgjegjësi që të sillemi në mënyrë serioze dhe të shërbejmë Kosovës. Edhe gjatë zgjedhjeve do të përqendrohemi në çështjet qe prekin çdo qytetar të Kosovës.

Ne ddëshirojmë që nesër të kemi një LDK të fortë të konsoliduar, të kemi më shumë gra, më shumë të rinj në krye të degëve dhe të kemi përfaqësim gjinor në kryesi të degëve, në kuvendin e LDK-së.

Në këtë fazë jemi fokusuar në zgjedhjet e nëndegëve, do ti japim mundësi që çdonjërit që ka dëshirë të kandidoj, të marr orientime, do të jemi të hapur për çdonjërin.

Kryetarin e LDK e zgjedh kuvendi i LDK, ndërkaq përbërja e kuvendit do të jetë nga përfaqësuesit e degëve, që rrjedh nga zgjedhjet e fundit lokale.

Jemi të hapur që çdo moment të bisedojmë me ju, të ju njoftojmë për procesin e zgjedhjeve dhe të merrni informata se cka po ndodh me zgjedhjet.

Zgjedhjet në LDK kanë qenë gjithmonë korrekte dhe janë zhvilluar sipas normave.

hrën e parë kur u zgjodha kryetar kemi qenë dy kandidatë, unë edhe fatmir sejdiu.

Ne nuk pajtohemi me korrigjim të territorit të Kosovës, që në tavolinë të shtrohet deklarata e shpalljes së pavarësisë si dhe s’pajtohemi të kemi asociacion apo formë tjetër me kompetenca të pushtetit lokal apo të pushtetit të tretë.

Në këtë faze jemi në fazën e zgjedhjeve në nëndegë, askush prej nesh nuk është deklaruar për vetën, Lutën apo Vjosën.

Do të ulemi si LDK të shqyrtojmë situatën të ofrojmë hapësirë për të gjithë por LDK është unike dhe do të ruaj vendin e vet që e ka pasur deri më tani. Ambicie mund të ketë secili.

Kryetari i LDK do të zgjidhet në bazë të statutit, si e sheh statuti, ka me marr përkrahje nga gjysma e kuvendit plus një, e në momentin që merr përkrahje hyn në votim të fshehtë.

Për kandidatë s’kemi bisedu as me Hazirin, as me të tjerët e s’do të bisedojmë deri të kryhet procesi.

një javë ditë më herët apo 10 ditë mund të tregoj secili që do të kandidoj, deri më tani nuk ka deklarime zyrtare por vetëm në studioi.

Nuk e kemi numrat sepse po ti kishim do të shkonim në zgjedhe, LDK i ka edhe VCV, PSD e cila thotë se është në opozitë, në fakt është në pozitë sepse po bashkëpunon me qeverinë, sepse ka propozuar një platformë të cilën e kemi dërguar në Kushtetuese.

Ne do të vazhdojmë të sigurojmë votat. Ata (PSD) po bëjnë propagandë, s’di pse s’po e shohin vetën në pasqyre, sepse çdo ditë po bashkëpunojnë me presidentin, kryeministrin, kryeparlamentarin. Ata po votojnë cdo ligj të qeverisë, po e mbështesin atë.

Haziri par dy ditësh më ka thirr në telefon dhe më ka dërgu mesazh se këto ditë do të jetë në Zvicër për arsye familjare, ai ka deklaru që fotoja nuk është aktuale. Për këtë arsye s’ka qenë këtu dhe as në takimin e fundit. 

Mustafa: Gara për kryetar të LDK-së e hapur për të gjithë që ndjehen të gatshëm

 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se LDK-në e presin zgjedhjet e brendshme, ku ka thënë se kemi unitet të brendshëm dhe se nuk do të kenë mundësi askush nga jashtë ta dëmtoj atë.

“Momentalishtë e kemi besimin më të madhë të qytetarëve aktualishtë ku me këtë rastë nuk duhet ta keqpërdorim dhe duhet të tregohemi më seriozë në raport me problemet e qytetarëve”, ka thënë Mustafa.

Ai më tutje ka shtuar se do të tendojnë të zgjedhin personat përgjegjës për ballafaqimin me të gjitha problemet e qytetarëve.

“Gjatë zgjedhjeve të brendshme nëpër degë e nëndegë, do të tentojmë të gjejmë njerëz përgjegjës dhe të përgatitur për tu ballafaquar me problemet ekonomike, luftës kundër krimit, anëtarësimit në BE etj”.

“Duam të kemi në krye të degëve më shumë gra e të rinjë. Do të ketë mundësi secili të votohet për kryetarë të LDK-së. Gjithmonë zgjedhjet e LDK kanë qenë transparente dhe demokratike. Edhe kësaj herë do të jetë gjithcka demokratike, shpresojmë të kemi dy e më tepër kandidat, e pastaj me vota të mbyllura apo të fshehta të zgjidhet kryetari I ardhshëm I LDK-së”, ka thënë ndërë të tjera Mustafa.

***

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë për media ka folur në lidhje me zgjedhjet e brendshme të partisë.

Mustafa ndër të tjera është shprehur se për postin e kryetarit të partisë mund të kandidoj secili që e sheh veten të gatshëm të marrë në dorë drejtimin e partisë.

Gjithashtu, ka shtuar se gara do të jetë e hapur mirëpo me këtë do të merren pas procesit zgjedhor nëpër degë, kur edhe do të mbahet Kuvendi i LDK-së.

Mustafa ka treguar se kryetari i LDK-së, zgjedhet nga 355 delegatë të cilët do të jenë përfaqësues të degëve.

Në fund, ai ka shtuar se do të ketë një strukturë ndryshuar pas zgjedhjeve në degë dhe nuk mund të paragjykojmë se çfarë do të ndodhë.

Isa Mustafa në konferencë

Pas mbledhjes së kryesisë me kryetarët e degëve, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa po mban konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat