Shkodra: Dënimi ndaj Karaxhiq, një pikë uji në oqeanin e padrejtësisë

Aktuale

Shkodra: Dënimi ndaj Karaxhiq, një pikë uji në oqeanin e padrejtësisë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 16:49
Selam Shkodra

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra ka reaguar pas dënimit me burg të përjetshëm të Radovan Karaxhiq.

Sipas Shkodrës, dënimi i tij është një pikë uji në oqeanin e padrejtësise ndaj popujve të cilët kanë qenë të rrezikuara nga shfarrosja për shkak të politikës serbosllave.

“Denimi i sotëm është një lehtësim sado i vogël për familjarët e viktimave të pafajshme të vrara nga urdhëri i këtij krimineli famëkeq i cili ka zbatuar një doktrinë të hartuar nga akademikë serb në shekullin që kem lënë pas”, ka shkruar mes tjerash ai në llogarinë e tij në Facebook.

Statusi i tij i plotë në Facebook:

Gjykata e OKB-së në Hagë e gjeti liderin politik serb të Bosnjës të kohës së luftës Radovan Karaxhiç fajtor për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

Denimi me burgim të perjetshëm i kriminelit famëkeq Radovan Karaxhiq është një pikë uji në oqeanin e padrejtësive ndaj popujve të cilët kanë qenë të rrezikuara nga shfarrosja për shkak të politikës serbosllave në hapësirat e ish-Jugosllavisë më denimin e sotëm konfirmohet edhe njëherë gjenodcidi i shtetit serb.

Denimi i sotëm është një lehtësim sado i vogël për familjarët e viktimave të pafajshme të vrara nga urdhëri i këtij krimineli famëkeq i cili ka zbatuar një doktrinë të hartuar nga akademikë serb në shekullin që kem lënë pas.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat