Krasniqi: VV ka degraduar në një sekt hipokrit, qëndrimet i ndërron varësisht se si i konvenon partisë

Aktuale

Krasniqi: VV ka degraduar në një sekt hipokrit, qëndrimet i ndërron varësisht se si i konvenon partisë

Nga: Z.B. Më: 20 mars 2019 Në ora: 16:51
Frashër Krasniqi

Deputeti i PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Frashër Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka degraduar, përcjell “Bota sot”.

Krasniqi përmes një statusi në Faacebook ka folur për çmimin e qusmshtit të komunës së Prishtinës dhe Prizrenit.

“1 euro e 10 cent paska paguar Komuna e Prizrenit për 1 litër qumësht. 0.73 cent ka paguar Komuna e Prishtinës për sasi të njëjtë. Pra rreth 51% ma shtrenjtë në Prizren se sa në Prishtinë!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook

Postimi i plotë:

1 euro e 10 cent paska paguar Komuna e Prizrenit për 1 litër qumësht. 0.73 cent ka paguar Komuna e Prishtinës për sasi të njëjtë. Pra rreth 51% ma shtrenjtë në Prizren se sa në Prishtinë!

A do ta padis tash VV edhe Komunën e Prizrenit, të cilën e drejton vetë?!

VV ka degraduar në një sekt hipokrit, që qëndrimet i ndërron varësisht se si i konvenon partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat