Kush është gruaja që po ia kërkon një vend pune Adriatik Kelmendit

Aktuale

Kush është gruaja që po ia kërkon një vend pune Adriatik Kelmendit

Më: 20 mars 2019 Në ora: 17:37
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka shpërndarë në Facebook një bisedë se si një grua po i kërkon që ta ndihmojë në gjetjen e një vendi të punës.

Sipas bisedës së publikuar kjo grua është e diplomuar në fakultetin e Historisë, ka tre fëmijë dhe jeton në asistencë sociale.

“Në vlugun e punësimeve të familjarëve e militantëve, ndoshta munden politikanët në pushtet t’i gjejnë edhe kësaj një vend pune”, shkruan Kelmendi.

Postimi i plotë:

Kjo qytetare më ka shkruar privat, duke kërkuar t’i ndihmoj për të gjetur punë.

Thotë ta ketë të përfunduar Historinë në Fakultetin Filozofik, ka 3 fëmijë, nuk ka shtëpi dhe jetojnë vetëm me asistencë sociale.

Në vlugun e punësimeve të familjarëve e militantëve, ndoshta munden politikanët në pushtet t’i gjejnë edhe kësaj një vend pune.

Nëse doni ta punësoni, ju lutem më shkruani në inbox dhe do të iu jap emrin, meqë nuk kam marrë leje nga ajo për publikim. Por thellësisht besoj se e tëra që i intereson është që edhe ajo me bashkëshortin dhe fëmijët të kenë të siguruar bukën në sofër!
 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat