Nenad Rashiq: Incidenti me Petroviqin pasojë e ndarjes ekstreme mes serbëve të Kosovës - Bota Sot
Nenad Rashiq: Incidenti me Petroviqin pasojë e ndarjes ekstreme mes serbëve të Kosovës

Aktuale

Nenad Rashiq: Incidenti me Petroviqin pasojë e ndarjes ekstreme mes serbëve të Kosovës

Më: 20 mars 2019 Në ora: 18:24
Nenad Rashiq

Sot ka ndodhur një përleshje ndërmjet kryetarit të Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq dhe dy anëtarëve të Listës Serbe.

Këtë ngjarje e ka komentuar edhe Nenad Rashiq, ish-deputet dhe kryetari i Partisë Demokratike Progresive.

“Dëgjova në mëngjes që ka ndodhur diçka, madje fillimisht mora vesh se janë gjuajtur me armë dhe nuk mund të besoj se diçka e tillë mund të ndodhë në mes të Prishtinës. Pastaj e kuptova se ka qenë një incident”, ka thënë Rashiq nëpërmjet telefonit në Info Magazine.

“Ky incident erdhi si pasojë e një ndarjeje ekstreme të serbëve në Kosovë: ata që janë në favor të regjimit të Beogradit dhe të tjerëve që po mundohen të krijojnë një skenë politike autoktone kosovare”.

“Në këtë rast, këtë ndarje ekstreme e ka krijuar vet politika e Partisë Liberale Serbe (SLS)”.

“Tashmë anëtarët e Listës Serbe e kanë bërë traditë për çkado që ndodh ata e akuzojnë dikë tjetër. Por, unë pres që gjatë ditëve në vazhdim institucionet relevante të dalin më një konkludim konkret për rastin”.

Për gjendjen e krijuar tek serbët, Rashiq nuk e fajëson vetëm Beogradin.

“Nuk janë fajtore vetëm institucionet e Beogradit, por edhe pushteti në Kosovë që e ka mundësuar një politikë ekstreme nacionale – jo vetëm në nivelet lokale, por edhe në institucionet qendrore”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...