U shkarkua nga Nisma, Hoti emërohet si këshilltar i Pacollit

Aktuale

U shkarkua nga Nisma, Hoti emërohet si këshilltar i Pacollit

Më: 20 mars 2019 Në ora: 19:24
Besnik Hoti

Nisma Socialdemokrate tre muaj më parë bëri tri lëvizje me pozitat e zëvendësministrave. 

Dy anëtarë të saj i emëroi zëvendësministra, ndërsa të tretin e ka liruar nga detyra.

Besnik Hoti, që ishte zëvendësministër i Punëve të Jashtme u shkarkua nga detyra prej partisë së tij për arsyeje ende të panjohura, mirëpo sot ai ka siguruar një punë të re.

Kryediplomati Behgjet Pacolli ia ka besuar punën e këshilltarit politik. 

Lajmin e ka dhënë vet Hoti duke postuar edhe një fotografi në zyrën e Pacollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat