Ish-mjeku i UÇK-së: Kryeministri invalid nga mendja, jo nga trupi!

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së: Kryeministri invalid nga mendja, jo nga trupi!

Nga: N.Sh Më: 20 mars 2019 Në ora: 19:34
Ramush Haradinaj

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi thotë se, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe policët janë nga mendja invalid, por jo edhe nga trupi.

Këtë deklaratë e bëri përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se, nëse Haradinaj si “invalid” lufte mund të bëjë punën e kryeministrit, edhe “invalidët” tjerë të luftës mund të bëjnë punën e policit.

Ai shton se, nëse kryeministri nuk heq dorë nga pensioni invalidor, pse duhet të heqin dorë policët?

Lexojeni shkrimin e plotë:

Kur Ramush Haradinaj, si “invalid” lufte, mund ta bëjë punën e kryeministrit, pse “invalidët” tjerë të luftës nuk mund ta bëjnë punën e policit?! Dhe nëse kryeministri nuk heq dorë nga pensioni invalidor, pse duhet të heqin dorë pilicët? Dhe, nëse prokuroria nuk e heton kryeministrin për të njëjtën gjë, pse duhet ta hetojë policin që ka rrogën shtatë herë më të vogël së të kryeministrit! Mos bëni hajgare!

PS. Fjalën invalid e futa në thonjëza, sepse kryeministri dhe policët vetëm nga mendja mund të jenë invalid, por kurrsesi nga trupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat