Lladrovci flet për dy shokët e Drenicës që e zhgënjyen - Bota Sot
Lladrovci flet për dy shokët e Drenicës që e zhgënjyen

Aktuale

Lladrovci flet për dy shokët e Drenicës që e zhgënjyen

Më: 20 mars 2019 Në ora: 20:47
Ramiz Lladrovci

“Shokët e mi e dinë për kë e kam pasur fjalën.” Kështu e nis fjalinë e tij kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci kur është pyetur se cilët janë dy shokët e tij nga Drenica që e kanë zhgënjyer.

I pari i Drenasit, në intervistën e javës në Blic edhe përkundër insistimit për të përmendur emra, tha se nuk e ka ndërmend të tregojë se për kë e ka pasur fjalën.

“Shokët e mi e dinë për kë e kam pasur fjalën. Le të vazhdojë të jetë debat por nuk e kam ndërmend njëherë të tregoj se për kë e kam. Por orientimisht njerëzit e dinë për kë e kam pasur fjalën e posaçërisht ata dy e dinë për kë e kam”, tha Lladrovci.

Ai tha se është i zhgënjyer dhe se personat në fjalë kanë ndryshuar tërësisht.

“Jam i zhgënjyer me punën e tyre. Kanë qenë krejt tjerë njerëz dhe tash janë krejt tjerë njerëz. Ne kemi kemi raporte komunikimi por jo kushedi se çfarë”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...