Abdixhiku si Lutfi Haziri: Të zgjedhet një emërues i përbashkët

Aktuale

Abdixhiku si Lutfi Haziri: Të zgjedhet një emërues i përbashkët

Më: 20 mars 2019 Në ora: 21:45
Lumir Abdixhiku

Deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ai është për një emrues të përbashkët për kryetar të Lidhjes Demokratike.

Abdixhiku ka thënë se vetëm në LDK priten zgjedhje demokratike, pasi në partitë e tjera gjithmonë dihet se kush do të jetë kryetar.

“Uniteti është celësi. LDK, për mendimin tim, duhet të bëjë kryetar një emrues të përbashkët”, ka thënë Abdixhiku në emisionin Pressing.

“Të gjithë njerëzit e LDK’së janë pasuri. Por duhet të shkojmë me një kombinim”, ka shtuar deputeti.

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, është deklaruar se është për zgjedhjen e kryetarit të partisë me marrëveshje politike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat