“Kuvendi duhet urgjent të shpall të jashtëligjshme të gjitha kazinot dhe lojërat e fatit”

Aktuale

“Kuvendi duhet urgjent të shpall të jashtëligjshme të gjitha kazinot dhe lojërat e fatit”

Më: 20 mars 2019 Në ora: 22:54
Ilustrim

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas vrasjes së 36 vjeçarit në një kazino në Lipjan.

Duke i shprehur ngushëllime familjarëve, Hoti  ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet urgjent të shpall të jashtëligjshme të gjitha kazinot dhe lojërat e fatit.

Ai shtoi gjithashtu se Kuvendi duhet hedhur poshtë iniciativën e Qeverisë që parasheh zhvillimin e lojërave të fatit e kazinove.

Postimi i plotë:

Sonte nje i ri qenka vrare ne Lipjan ne kazino. Ngushellimet me te thella familjes dhe miqve te tij. Kjo eshte nje dite zie tjeter per Lipjanin, pas aksidentin tragjik ne Duhel, dhe per gjithe Kosoven.

Kuvendi i Kosoves duhet urgjent te shpall te jashteligjshme te gjitha kazinot dhe lojerat e fatit.

Kuvendi duhet te hedh poshte edhe iniciativen e Qeverise qe parasheh zhvillimin e lojerave te fatit e kazinove, si mundesi per punesim e te ardhura dhe zhvillim ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat