A ma shumë e ka dëmtu Qeveria Haradinaj ekonomikisht e politikisht Serbinë me taksën 100%, apo Kosovën me hajninë 100%?

Aktuale

A ma shumë e ka dëmtu Qeveria Haradinaj ekonomikisht e politikisht Serbinë me taksën 100%, apo Kosovën me hajninë 100%?

Më: 20 mars 2019 Në ora: 23:46
Ramush Haradinaj

Agron Demi nga Instituti GAP ka krahasuar ‘dëmet’ që Qeveria Haradinaj i bëri ekonomikisht e politikisht Serbisë me taksën 100 % dhe Kosovës, siç thotë ai me ‘hajninë 100%’.

A ma shumë e ka dëmtu Qeveria Haradinaj ekonomikisht e politikisht Serbinë me taksën 100%, apo Kosovën me hajninë 100%?

Kështu e nis shkrimin Demi, i cili pastaj numëron efektet ndaj Serbisë dhe Kosovës në të dy mënyrat.

‘Efektet ndaj Serbisë:
– mesatarisht 36 milionë euro humbje në muaj, apo rreth 152 milionë euro deri më tani.
– forcim të pozitës ndërkombëtare të Serbisë ndaj Kosovës.

Efektet ndaj Kosovës:
– 50 milionë euro të humbura borxhe nga ambalazhuesit e ujit;
– 53.1 milionë euro shtesë për Bechtel&Enka;
– 37 milione euro në vit për veteranët mashtrues;
– 6 milionë euro humbje nga heqja dorë e arkëtimit të mjeteve për shkak të vonesa në kryerjen e punëve në autostradë;
– qindra miliona euro humbje shumëvjeçare nga kontrata skandaloze për ndërtimin e TC Kosova e Re;
– miliona euro shpërdorime për paga zëvendësministrash, këshilltar politik, koordinator, mbipunësime…
– degradimin e më tejshëm të politikës së jashtme të Kosovës,’ ka shkruar ai.

Marrja e veprimeve reciproke ndaj një vendi që të lufton në çdo hap është veprim i drejtë, shkruan Demi. Por përdorimi i taksës 100%, si mbulesë për hajninë 100%, është dëm shumë më i madh që kjo Qeveri është kah ja bën Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat